Mançester Junaited e Barcelona, në vështirësi të vazhdimësisë

704
Nga Agron KAJA
LIGA E KAMPIONEVE/ Luhen sot dhe nesër ndeshjet e fundit të Raundit 1/8, Bajern Mynih i sigurt në kualifikim 
Sot dhe nesër, do të luhen katër ndeshjet e fundit të Turit të 1/8 në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që të martën e të mërkurën e kaluar, u luajtën katër të parat e kthimit në këtë tur. Nisur nga rezultatet që u arritën, skuadrat e Juventusit, Mançester Sitit, Real Madridit e Liverpulit, do të presin skuadrat e tjera që do të shortohen së bashku me to për turin tjetër, pasi më 16 mars do të hidhet shorti i 1/4 të finaleve në Nion të Zvicrës. Por, duke veçuar Bajernin e Mynihut që takimin e parë ndaj Beshiktashit e fitoi 5-0 dhe kualifikimi i tij ndoshta do të jetë vetëm një formalitet zyrtar, nuk ndodh kështu me Barcelona-Çelsi të mërkurën, apo edhe në dy ndeshjet e sotme Mançester Junaited-Sevilja, dhe Roma-Shaktjor Donetsk. Në takimin e parë në Londër, skuadra e Barcelonës barazoi 1-1 ndaj Çelsit, dhe goli në fushën kundërshtare i jep prioritet në kualifikim, ndërsa trajneri Valverde ka kërkuar përqendrim e vlerësim maksimal. “Nuk kemi asgjë të sigurt, sepse ai barazim në Londër nuk është gjithçka për kualifikimin tonë. Ndaj të mërkurën ne na duhet vetëm fitorja. Jemi në një sfidë të vështirë, por duhet ta kalojmë”, kështu deklaroi trajneri i Barcelonës, ndërsa për Antonio Konten e Çelsit, në Barcelonë skuadra e tij duhet të luajë për gjithçka. “Ne i kemi mundësitë ta kalojmë Barcelonën. Nuk na tremb barazimi në takimin e parë, dhe të mërkurën do të luajmë gjithçka për kualifikimin tonë”. Ndërkohë që sot, edhe Mançester Juniated që drejtohet nga portugezi Hoze Murinjo, nuk e ka të lehtë sfidën me Seviljen, pasi në takimin e parë janë ndarë në barazimin e bardhë 0-0, i cili në këtë takim të kthimit favorizon më shumë spanjollët, nëse shënon gol në fushën kundërshtare. Edhe skuadra e Romës nuk mund të ndjehet e sigurt sot në “Olimpiko”, teksa do të luajë takimin e dytë me ukrainasit e Shaktjor Donetsk. Në takimin e parë romanët janë mundur minimalisht 1-2, por goli i Edin Xhekos e mban Romën ende në lojën e kualifikimit. 

Ndeshjet-Raundi i 1/8
Janë luajtur 
Datë 13 shkurt 2018 
Bazel-Mançester S 0-4
Juventus-Totenhem 2-2
Datë 7 mars 2018
Mançester S-Bazel 1-2
Totenhem-Juventus 1-2

Kualifikohen
Juventus & Mançester S 
Datë 14 shkurt 2018 
Real M-PSG 3-1
Porto-Liverpul 0-5 
Datë 6 mars 2018 
Liverpul-Porto 0-0
PSG-Real Madrid 1-2

Kualifikohen
Real Madrid & Liverpul
Datë 22 shkurt 2018 
Shaktjor D-Roma 2-1
Sevilja-Mançester J 0-0
Sot, datë 13 mars 2018 
Mançester J-Sevilja 20:45
Roma-Shaktjor D 20:45
Datë 20 shkurt 2018 
Bajern M-Beshiktash 5-0
Çelsi-Barcelona 1-1
Nesër, datë 14 mars 2018 
Beshiktash-Bajern M 20:45
Barcelona-Çelsi 20:45
Ndeshjet çerekfinale 
Takimet e para 
Datë 3 dhe 4 prill 2018 
Takimet e kthimit
Datë 10 dhe 11 prill 2018 
Ndeshjet gjysmëfinale
Takimet e para
Datë 24 dhe 25 prill 2018 
Takimet e kthimit
Datë 1 dhe 2 maj 2018 
Ndeshja finale
Datë 26 maj 2018, 0ra 20:45
Në Olimpiyski Stadium, Kiev
342 Gola
Ky është numri i golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampioneve, me mesataren 3.17 gola për ndeshje, 1 gol në çdo 28 minuta lojë
Sigal