Man.United mposht 3-2 Arsenalin

456
Manchester United ka fituar një derbi spektakolar ndaj Arsenalit 3-2, ku protagonist absolut ishte sërish talenti Marcus Rashford. 18-vjeçari shënoi dy gola brenda 3 minutave në pjesën e parë, ndërsa një “ish”, Daniel Welbeck, ngushtoi diferencën në 2-1 në minutën e 40. Me 3 pikët e këtij takimi, Manchester United i afrohet vendit të katërt, me 3 pikë diferenc nga City, por këta të fundit me një ndeshje më pak, ndërsa Arsenali përfundon në vendin e tretë me 3 pikë diferencë nga Tottenham, që fitoi 2-1 ndaj Swansea-s dhe 5 pikë nga vendi i parë, Leicester.
Sigal