Man. United, klubi me më shumë të ardhura

490
Manchester United i jep fund dominimit 11-vjeçar të Realit të Madridit si klubi me më shumë të ardhura të arkëtuara.
Sipas një raporti të përpiluar nga Deloitte Football Money, për sezonin 2015/2016, Manchester United wshtw ngjitur nga vendi i tretë në te parin. Raporti i Deloitte bën të ditur se 20 klubet më të rëndësishëm në Europë arkëtuan në total 7.4 miliardë euro, shifër kjo që është 12.5% më e lartë se ajo e vitit të kaluar.
Manchester United siguroi 689 milionë euro në sezonin 2015/2016 duke fituar të drejtën për të qenë klubi me më shumë të ardhura në Europë. Në vendin e dytë vazhdon të qëndrojë skuadra e Barcelonës me 620.2 milionë euro, 100 mijë euro më shumë se rivalët e Realit të Madridit në vendin e tretë.
Klasifikimi vijon me Bayern e Munchen dhe Manchester City, që sezonin e kaluar arkëtuan respektivisht 592 dhe 524.9 milionë euro të ndjekur nga Paris Saint Germain, Arsenal e Chelsea. Plotësojnë dhjetëshen e klubeve me më shumë të ardhura skuadrat e Liverpoolit dhe Juventusit, të cilët mundën që shtojnë në arkat e tyre 403.8 dhe 341.1 milionë euro.
Sigal