Man.City tallet me Chelsea, fitore tenistike dhe serish në krye

412
Sigal

Mançester Siti nuk ndalet dhe me një fitore tenistike shkatërron Çelsin. Ajo që duhet të ishte sfida më e rëndësishme dhe më e fortë e javës në Premier Ligë kthehet në një shëtitje për skuadrën e Pep Guardiolës. Një konfirmim për këtë janë shifrat 6-0, me të vërtetë të ekzagjeruara dhe që vendosin me shpatulla pas muri dhe rrezikojnë pankinën e trajnerit të Çelsit, Mauricio Sarri.

Liga Inggris Chelsea Maurizio Sarri Maurizio Sarri Pep Guardiola

Kampionët në fuqi të Anglisë hapën serinë e golave në minutën e katërt me golin e Stërling. Më pas “Qytetarët” vranë garën pa u plotësuar 25 minutat e para të ndeshjes, duke shënuar edhe tre herë të tjera.

Gettyimages 1093383686

Aguero gjeti në dy raste rrugën e rrjetës (13’ dhe 19’), ndërsa “pokeri” i të zotëve të shtëpisë u plotësua nga Gundogan në minutën e 25-të. Kaq për pjesën e parë, ndërsa me rikthimin në fushë, Aguero me 11-metërsh në minutën e 52-të shënoi golin e tretë personal dhe të pestin për Mançester Sitin.

1549618451317

Fitorja e madhe e skuadrës së Giardiolës u vulos në në minutën e 80-të me golin e gjashtë që mban firmën e Stërling. Me këtë sukses, “Cityzens” kthehen sërish në vendin e parë të renditjes, me një golevarazh më të mirë se rivalët direktë të Liverpulit.