“Mamaja nuk kishte asgjë për të na dhënë, jam rritur vetëm me bukë dhe ujë”, historia prekëse e Lukakut tek Belgjika

128

Historia e Romelu Lukakut, pas dy golave me Belgjikën ndaj Panamasë, është bërë e njohur kudo, për vullnetin e madh pavarësisht se vinte nga një fëmijëri e vështirë. Është vetë sulmuesi gjigant që tregon detaje rrëqethëse.

“Kujtoj shumë mirë momentin kur e kuptova që ishim të varfër. Më saktë ishim të mjerë. Isha gjashtë vjeç dhe kur u ktheva në shtëpi nga shkolla për të ngrënë, pashë që mamaja ime po qante, sepse nuk kishte asgjë për të na dhënë. Faktikisht, një ditë më parë dhe të nesërmen e asaj dite ku nuk u ushqeva menuja ishte ajo e zakonshmja, bukë dhe ujë. Vetëm kaq mund t’i lejonim vetes. Foto e mamasë time, që qëndron çdo ditë në frigoriferin tim, më kujton të sa herë e hap, vuajtjet që kemi kaluar.”

“Ishte ai momenti që bëra një premtim, duke i premtuar familjes që një ditë do të ndryshonte gjithçka dhe nuk do të jetonim më në kushte të tilla. Babai im kishte qenë futbollist, por nuk luante më dhe i kishim harxhuar të gjitha paratë. Gjëja e parë që u zhduk nga shtëpia jonë ishte televizori. Nuk shikonim më futboll. Pastaj ikën dritat. Nuk kishim më elektricitet për mua të tërë. Situata u përkeqësua kur na prenë edhe ujin e rrjedhshëm. Laheshim me ujë që mblidhnim jashtë. I thashë mamasë time që situata nuk do të isha më e tillë kur të mbushja 16 vjeç dhe të mund të firmosja një kontratë si profesionist. Ashtu ndodhi.”

Që nga ajo ditë, në çdo moment që luaja futboll, edhe kur isha me shokët në lulishte, jepja gjithçka si të ishte një finale. Në moshën 11 vjeç mu dha mundësia të shkoja në Liezh, në një akademi futbolli. Më kujtohet që prindërit e mi nuk ishin shumë dakord sepse isha i vogël. Atëherë kishte shumë që dyshonin që unë isha belg, edhe pse vazhdoja t’i përsërisja se kisha lindur në Anversë. Çdo sjellje e keqe ndaj meje më jepte forcë për të vazhduar. Unë qaja në fillim, ndërsa kundërshtarët e mi në fund. Nuk doja të bëhesha futbollist, por më i miri i të gjithëve në Belgjikë. Kujtoj që përzija minjtë nga dhoma që flija në shtëpi dhe që nuk e pashë kurrë një ndeshje futbolli në shtëpinë time.”

“Kur isha 12 vjeç luajta në kampionatin U-15 dhe shënova 74 gola në 34 ndeshje. Menjëherë më mori Anderleht. Më aktivizuan me U-19, me kundërshtarë gjashtë vjet më të mëdhenj se vetja. Ditën e parë i thashë trajnerit se do të dija golashënuesi më i mirë. Ai më donte shumë, por nisi të qeshte. Në fund të dhjetori kisha shënuar 25 gola. Kur u bëra 15 vjeç më mori ekipi i parë. Atje e mbajta premtimin ndaj familjes time. Paga nuk ishte shumë e lartë, por nuk ishim më të varfër.”

“Kur debutova në minutën e 63-të të ndeshjes me Anderleht isha si në parajsë. Realizova ëndrrën dhe premtimin. Dy vjet më vonë erdhi oferta e CCelsi. Ishte momenti kur pas 20 vitesh mjerimi familja ime u bë e pasur. Unë sot bëj shumë bamirësi sepse e di që varfëria është plaga më e madhe e njerëzimit,” – përfundoi Lukaku.