‘Mallkimi’ i penalltive/ Ja 11-metërshi i fundit dhënë për Milanin

448
Sigal

Sezoni është drejt fundit dhe litari sa po vjen e ngushtohet për Milanin, e cilI dje ka bërë ndeshjen e katërt rradhazi pa fitore.

Skuadra e Genaro Gattuso edhe pse ka bërë shumë gabime në fushën e lojës, ka pasur dhe shumë të drejta për vendimet  arbitrare, të cilat i kanë hequr nga duart shumë pikë kuqezinjve

Nuk është vetëm penalltia e padhënë te dora e Alex Sandros, por janë dhe raste tyë tjera si në ndeshjen me Sampdorian, apo ajo me Udinezen në minuta e fundit të takimit. Shumë vendime të tjera kanë qenë kundër Milanit dhe këto i thonë specialistët italianë të arbitrimit.

Penalltia e fundit që Milani ka marrë ishte ajo ndaj Parmës në 2 dhjetorin e largët, në ndeshjen kundër Parmës në shtëpi. Që atëhëre Milani nuk ka vënë topin në pikën e bardhë dhe pikët kanë ikur nga duart e tyre.

Përveç asaj penalltie është dhenë dhe ajo në ndeshjen e parë të Milanit me Juventusin, në të cilën gaboi Gonzalo Higuain.

Milanin e ka kapur një krizë rezultatesh dhe “dëshpërimi 11-metrave”, të cilin ja shkaktojnë gjyqtarët e Serie A.