Maldini “motivon” Napolin dhe Milanin: Për të arritur objektivat duhet të ëndërroni

225
Paolo Maldini është prej kohësh larg fushave të futbollit, por një legjendë si ai, kurrsesi nuk mund të heq dorë nga zhvillimet futbollistike.
Gjatë ceremonisë së “Walk of Fame” ku iu dedikua dhe një pllakë me emrin e tij, ish-mbrojtësi i Milanit nuk i ka shpëtuar pyetjes rreth situatës që po kalojnë kuqezijtë.
“Pas një fillimi të vështirë, Milani mbase është më i miri në mesin e klubeve që e ndjekin vendin e katërt. Prandaj mendoj se është e drejtë për ta, të mendojnë se mund të futen në Ligë të Kampionëve sepse rezultatet e caktuara vijnë vetëm duke besuar. Kjo do të thotë se duhet të luftosh deri në fund për çdo mundësi.”-deklaroj Maldini 
Ai tha se e njëjta vlen edhe për titullin në Serie A, duke i dhënë “dozën” e duhur Napolit, që momentalisht është ajo skuadra anti-Juventus.