Majlinda Kelmendi fiton “Medaljen e Artë” në Abu Dhabi

394
Sigal

ARABI- Majlinda Kelmendi e ka fituar Medaljen e Artë në turneut prestigjioz “Grand Slam” që po mbahet në Abu Dhabi. Pejania në finale e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu. Majlinda Kelmendi po vazhdon t’i sjell Kosovës medalje. Xhudistja pejane fiton medaljen në turneut prestigjioz ‘Grand Slam’ që po mbahet në Abu Dhabi. Ajo në finalen e katrorin deri në 52 kilogram e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu. Xhudistja pejane, në raundin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në raundin e dytë e mundi kanadezen Ecaterina Guicia. Kurse, në duelin e tretë ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida. Ndërsa, në luftën e katërt e ka mposhtur francezen Anabelle Euranie.