Sigal

Riyad Mahrezi pritet ta kompletojë transferimin e tij te Manchester City pas një pritjeje të gjatë.

Sky Sport ka raportuar se Leicester City do t’i përfitojë 67 milionë euro me shitjen e Mahrezit, transmeton Gazeta Express.

Besohet se të gjitha aspektet e mëdha të marrëveshjes janë arritur dhe kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla. Algjeriani pritet t’i kryej vizitat mjekësore në Manchester në fund të kësaj jave, raportojnë mediat angleze.

Mahrez është pjesë e Leicesterit që nga viti 2014 pas transferimit të tij nga Le Havre. Sulmuesi i krahut, arriti ta fitojë Premier Ligën me Leicesterin në vititn 2016.