Magjistari Zinedin Zidan u jep “gjelave” Botërorin e parë

604
Sigal

Francë 1998/ Edicioni i 16-të i Kupës së Botës. Futbolli i përulet brazilianit Ronaldo

Kampionati Botëror 1998, i 16-ti, u zhvillua në Francë nga data 10 qershor deri më 12 korrik 1998. Kjo ishte hera e dytë që Franca organizonte një Botëror, pas atij të vitit 1938. Kupa e Botës u fitua nga Franca që, mundi 3-0 Brazilin në finale. Kjo ishte hera e parë që francezët fitonin Botërorin, duke u bërë kështu vendi i shtatë që fiton një Kupë të Botës. Për herë të parë në një Botëror morën pjesë 32 skuadra, nga 24 që ishin në “SHBA 1994”. Skuadrat u ndanë në tetë grupe me nga katër ekipe.

Në këtë Botëror nuk munguan surprizat, ku disa prej skuadrave të ashtuquajtura favorite i lanë vendin ekipeve pak të njohura. Spanja nuk arriti të kalonte grupin pas humbjes me Nigerinë në ndeshjen e parë dhe lëshimit të vendit të dytë paraguaianëve të cilët arritën të mundin Afrikën në ndeshjen e tretë. As Kolumbia nuk mundi të kalonte grupin e përbërë nga Rumania, Anglia dhe Tunizia. Ballkanasit zunë vendin e parë në grup pasi mundën edhe anglezët me rezultatin 2–1. Përballjet e 1/8 finale dhuruan një supersfidë, atë midis Anglisë dhe Argjentinës. 45 minutat e para do të mbahen mend për një futboll të klasit më të lartë. Dy penallti, nga një për skuadër, një gol spektakolar i Majkëll Ouenit dhe një predhë nga një goditje dënimi e Havier Zanetit janë pak a shumë rezymeja e vetëm pjesës së parë. në 45 minutat e dyta kapiteni Devid Bekam del nga fusha me karton të kuq për një shkelm në dëm të Diego Simones. Sol Kapmebll shënon një gol të rregullt që anulohet nga gjyqtari për të ardhur tek penalltitë. Portieri argjentinas pret penalltinë deçizive të David Batit dhe latino-amerikanët kalojnë në çerekfinale. Në 64 ndeshje të zhvilluara u shënuan 171 gola. Megjithatë vendi mikpritës, Franca, bënte me ngadalë rrugën drejt takimit me fatin. Pasi turit të parë, transalpinët ndeshën rezistencën e skuadrës së Paraguai e për të ndjekur pastaj rrjedhën nevojitet goli i parë i “artë” në historinë  e Kupës së Botës, shënuar në minutën e 113-të nga Lorent Blank. Italia kishte vitin e suksesit dhe këtë herë duhej të eliminonte pikërisht të zotët e shtëpisë. Por Xhixhi Di Biaxho gabon penalltinë e fundit dhe “blutë” shkojnë drejt gjysmëfinales. Kroatët mund të quhen padyshim surpriza e këtij botërori. Ishin pikërisht këta të fundit që do të ndesheshin në gjysmëfinale me Francën. Kjo ishte pjesëmarrja e parë e Kroacisë ne Kupën e Botës, pas ndarjes së ish-Jugosllavisë. Heronjtë e Miroslav Blazeviç kishin mundur Gjermaninë 3-0. Kishte ardhur ora e zgjimit për francezët dhe ja ku vjen dhe njeriu i fatit Liliam Turam që zgjedh këtë moment për të shënuar golin e tij të parë dhe të dytë internacional dhe për të arritur një finale të ëndërruar. Në finale Brazili ndryshoi ngjyrë. Larg lojërave më të mira latino-amerikanët iu përulën francezëve të cilët të udhëhequr nga Zinedin Zidan fituan për herë të parë në historinë e tyre Kupën e Botës. Dopieta e kapitenit Zidan dhe goli i Turam përmbytën brazilianët, që pësuan humbjen më të thellë që nga viti 1930. Franca u bë kombi i gjashtë që fitonte Kupën e Botës të organizuar në vendin e saj, pas Uruguait, Italisë, Anglisë, Gjermanisë Perëndimore dhe Argjentinës.

Davor Shuker

Davor Shuker është golashënuesi më i mirë i këtij kampionati botëror. Sulmuesi i përfaqësueses kroate shënoi gjashtë gola në gjashtë ndeshje (nga një për ndeshje).

Zinedin Zidan

Është padyshim Botërori i tij. Kapiteni i Francës me dy golat e shënuar në finalen ndaj Brazilit sigloi vetëm trofeun e parë botëror për Francën. “Topin e Artë” 1998.

Ronaldo

Nuk mundi ta ngrejë dot trofeun në Botërorin francez, por “Fenomeni” tregoi se ishte në një gjendje shumë të mirë sportive dhe se e meritonte atë plotësisht.

Grupi A

Skoci-Marok 0-3

Brazil-Norvegji 1-2

Brazil-Marok 3-0

Skoci-Norvegji 1-1

Marok-Norvegji 2-2

Brazil-Skoci 2-1

Grupi B

Kili- Kamerun 1-1

Itali-Austri 2-1

Itali-Kamerun 3-0

Kili-Austri 1-1

Kamerun-Austri 1-1

Itali-Kili 2-2

Grupi C

Afrika e Jugut-A. Saudite 2-2

Francë-Danimarkë 2-1

Francë-A. Saudite 4-0

Afrika e Jugut-Danimarkë 1-1

Francë-Afrikë e Jugut 3-0

A. Saudite-Danimarkë 0-1

Grupi D

Spanjë-Bullgari 6-1

Nigeri-Paraguai 1-3

Spanjë-Paraguai 0-0

Nigeri-Bullgari 1-0

Spanjë-Nigeri 2-3

Paraguai-Bullgari 0-0

Grupi E

Belgjikë-K. e Jugut 1-1

Holandë-Meksikë 2-2

Holandë-K. e Jugut 5-0

Belgjikë-Meksikë 2-2

Holandë-Belgjikë 0-0

K. e Jugut-Meksikë 1-3

Grupi F

Gjermani-Iran 2-0

USA-Jugosllavi 0-1

USA-Iran 1-2

Gjermani-Jugosllavi 2-2

Gjermani-USA 2-0

Jugosllavi-Iran 1-0

Grupi G

Rumani-Tunizi 1-1

Kolumbi-Angli 0-2

Rumani-Angli 2-1

Kolumbi-Tunizi 1-0

Rumani-Kolumbi 1-0

Angli-Tunizi 2-0

Grupi H

Japoni-Xhamajkë 1-2

Argjentinë-Kroaci 1-0

Argjentinë-Xhamajkë 5-0

Japoni-Kroaci 0-1

Xhamajkë-Kroaci 1-3

Argjentinë-Japoni 1-0

1/8 finale

Argjentinë-Angli 2-2 (p 4-3)

Rumani-Kroaci 0-1

Holandë-Jugosllavi 2-1

29/06/1998

Gjermani-Meksikë 2-1

Nigeri-Danimarkë 1-4

Francë-Paraguai 1-0

Brazil-Kili 4-1

Itali-Norvegji 1-0

1/4 finale

Gjermani-Kroaci 0-3

Holandë-Argjentinë 2-1

Brazil-Danimarkë 3-2

Itali-Francë 0-0 (p 3–4)

Gjysmëfinale

Francë-Kroaci 2-1

Brazil-Holandë 1-1 (p 4-2)

Finale për vendin e 3-të

Holandë-Kroaci 1-2

Finale

12/07/1998

Brazil-Francë 0-3

Ndeshjet e paharrueshme me Gjermaninë

 Shqipëria ndodhej në grupin 9 së bashku me Gjermaninë, Ukrainën, Portugalinë, Irlandën e Veriut dhe Armeninë. Në dhjetë ndeshje Kombëtarja jonë fitoi vetëm 1, atë 1-0 kundër Irlandës së Veriut të zhvilluar në fushë asnjanës, në Zurih, për shkak të revoltave në Shqipëri gjatë vitit 1997. Golin e fitores e shënoi Altin Haxhi në minutën e 65-të. Të paharrueshme janë dy ndeshjet me Gjermaninë të humbura 2-3 në Granada të Spanjës dhe 4-3 në Hanover, në këtë të fundit ndeshja deri në minutën e 90-të ishte e barabartë 3-3, por ishte Oliver Birhof ai që shënoi golin e katërt për Gjermaninë. Shqipëria barazoi 1-1 ndaj Armenisë në Tiranë (trajner Neptun Bajko), ndërsa në total pësoi tetë humbje. Trajneri Astrit Hafizi e drejtoi Kombëtaren në 7 ndeshje (1 fitore e 6 humbje), ndërsa Neptun Bajko në 3 ndeshje (1 barazim e 2 humbje). Në përfundim të eliminatoreve, Shqipëria u rendit e fundit me katër pikë, ndërsa u para doli Gjermania me 22 pikë (Ukraina shkoi në play-off).

 Më 8 qershor,  miqësore me  San Marinon

 Shqipëria do të ndeshet me San Marinon më 8 qershor, pas marrëveshjes midis dy federatave. Takimi do të zhvillohet në Serravale, në San Marino, dhe do të jetë i treti në kuadrin e përgatitjeve për kualifikueset e evropianit francez. Kjo do të jetë miqësorja e dytë midis dy skuadrave. E para ka qenë më 16 gusht 2006, në të njëjtin qytet, fituar 3-0 nga kuqezinjtë, në stolin e të cilëve ulej për herë të parë Oto Bariç. Autorët e golave për Shqipërinë ishin Igli Tare, Ervin Skela dhe Altin Lala, që në pjesën e parë.