Lushnja plotëson bankinën, Dedja tekniku i ri

498
Dita e djeshme i ka dhënë fund plotësimit të bankinës së Lushnjes. Pas një takimi kokë më kokë me shkodranin Hysen Dedja, Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, njëherësh edhe President i klubit të futbollit lushnjar, i ka dhënë dritën jeshile për tu ulur në stolin e skuadrës së qytetit të tij. Në bisedën telefonike, për gazetën “Telegraf” Dedja deklaroi se është rikthyer në drejtimin e kësaj skuadre, jo vetëm për nostalgjinë e viteve, por edhe për të bërë një punë të mirë me elementët që ka ky ekip. “Unë kam qenë në Lushnje edhe para 16 viteve, dhe e pranova ofertën jo vetëm për nostalgji, por edhe si një detyrim profesional e respekt për tifozerinë që ka Lushnja, të cilët e mbështesin shumë skuadrën”, kështu deklaroi Dedja dje për gazetën “Telegraf”.
Sigal