Lukaku u ulet në gjunjë, Mertens i ‘pamëshirshëm’: Ka mënyra të tjera për të na falënderuar

660
Dries Mertens, futbollisti i Napolit dhe i Belgjikës, nuk po tregohet i pamëshirshëm vetëm brenda fushe por edhe jashtë saj. Së fundmi një batutë e 29-vjeçarit ka thyer rrjetin, me Lukaku-n që ka përfunduar ‘viktimë’.
Sulmuesi i Manchester United i cili shënoi dopietë me kombëtaren në fitoren 4-0 kundër Arabisë Saudite, në një moment u ul në gjunjë për të falënderuar Hazard dhe Mertnes për asistet e tyre.
Por një foto e shkrepur gjatë këtij momenti është postuar nga Mertens në rrjetet sociale me tekstin: “Ka mënyra të tjera për të na falënderuar për asistet, Rom…”.


Sigal