Luiza Gega shkëlqen përsëri, thyen rekordin 28-vjeçar të atletikës shqiptare

495
Luiza Gega vazhdon të tregojë se është një nga atletet më të mira të historisë të sportit shqiptar. Gjatë ditës së sotme, ajo ka shkruar emrin përsëri në librin e rekordeve për atletikën, duke thyer një të tillë që rezistonte prej 28-vitesh.
Bëhet fjalë për rekordin kombëtar në garën e 10 mijë metrave, që mbahej nga Anila Kasati, me kohën 34 minuta e 46,01 sekonda, i vendosur në vitin 1989 në një miting ndërkombëtar në Greqi.
Gega e ka thyer sot atë gjatë Kupës së Shqipërisë duke vendosur një rekord të ri të shkëlqyer prej 33 minutash e 31 sekondash.
Në qershorin e vitit 2014, Gega kishte thyer edhe një tjetër rekord që mbahej nga Kasati, atë të garës së 5 mijë metrave.
Sigal