Luiza Gega, medalje argjendi në 1500 m

512
Sigal

Bronz për Egzon Shalën pasi mposhtjes së grekut Cikovani në mundje. Shkon në dhjetë numri i medaljeve

Luiza Gega mbetet “princesha e shpejtësisë” së atletikës shqiptare, pas fitores së medaljes së argjendtë në 1500 metra në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013”, që po zhvillohen në Turqi. Gega fiksoi kohën 4 minuta, 5 sekonda e 63 të qindtat, por duhet theksuar se ajo e udhëhoqi garën deri në 100 metrat e fundit, të fituar nga marokenia Siham Hilali me kohën 4:04.06, e cila vendosi edhe një rekord të ri në Lojërat Mesdhetare. Në këtë garë morën pjesë tetë atletë, përfshirë dhe ato spanjolle, italiane, franceze dhe turke. Një sukses i bukur i Luiza Gegës, por dhe i Shqipërisë, që tani ka hipotekuar deri dhjetë medalje gjithsej: 3 medalje ari, 2 argjendi dhe 5 bronzi, por më pikantja e këtij përfaqësimi ishte Daniel Godelli me 2 medaljet e arta, rekordin e Lojërave Mesdhetare dhe atë kombëtare në peshën 68 kg. Një tjetër medalje i dhuroi Shqipërisë, Egzon Shala, i cili mori medalje bronzi në mundje, stil i lirë, 96 kg, duke mposhtur grekun Mishel Cikovani pas ripeshkimit. Në turin e parë, Shala eliminoi egjiptianin Mustafa Ferhat (3-1), por humbi me turkun Riza Jildirim, ky i fundit fitoi edhe medaljen e artë deri në peshën 96 kg. Medaljet tona: 3 ari (Godelli 2, Takabu 1); 2 argjendi (Begaj, Gega) dhe 5 bronzi (Calja 2, Begaj 1, Tabaku 1, Shala 1).

MEDALJET E SHQIPËRISË

Ar 3 (Godelli 2, Takabu 1)

Argjend 2 (Begaj, Gega)

Bronz 5 (Calja 2, Begaj 1, Tabaku 1, Shala 1)

Sipas sporteve

Peshëngritja

3 ari, 1 argjendi, 4 bronz

Atletika

1 argjendi

Mundje

1 bronzi

Shqipëria humbet 3-1 me Italinë

 Shqipëria Olimpike (U-19) humbën 3-1 me Italinë në ndeshjen e vlefshme për vendet 7-8, në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013”. Golin e vetëm të ekipit të Skënder Gegës e shënoi Klaudio Hyseni (82’), por pasi rezultati shkoi 3-0. Për Italinë realizuan Gomezh, Bolino dhe Kanoto. Shqipëria U-19 u rendit në vendin e 8-të.

 Nuk ndalet Hamdi Salihi, ,dy gola për Jiangsu Sainty

 Hamdi Salihi nuk ndalet. Sulmuesi i Kombëtares shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Jiangsu Sainty me rezultatin 3-0 ndaj Qingado Jonon. Shkodrani ishte në një ditë të shkëlqyer, duke realizuar nga një gol në çdo pjesë loje: në minutën e 35-të dhe të 73-të, golat 1-0 dhe 3-0. Ish-sulmuesi i D.S Uashington u ngjit në kuotën e tetë golave në kampionatin kinez, ndërkohë që skuadra e tij mban vendin e 6-të në renditje me 20 pikë. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Valdet Rama pritet të vazhdoj kontratën edhe për një vit me skuadrën e Real Valladolidit në La Liga-n spanjolle. Lajmi është konfirmuar nga uebfaqja ‘blanquivioletas.com’ e afërt me klubin vjollcë e cila thotë se pavarësisht që trajneri serb Mirolsav Xhukiç nuk e aktivizoi shumë shqiptarin klubi është  i interesuar ta mbaj në radhët e veta shqiptarin edhe për një vit. Gjithnjë sipas këtij burimi, kushtet e kontratës për nga ana financiare pritët të jenë të njëjta me ato kur u transferua nga kampionati suedez.

Kujtojmë se Rama përveç Valladolidit dhe Orebros ka luajtur edhe në Bundesligë me skuadrën e Volfsburgut dhe Hanoverit.

Mesfushori shqiptar Burim Kukeli i cili kishte thyer këmbën në muajin mars, tashmë  ka lënë pas lëndimin duke ju rikthyer stërvitjeve. Anëtari i skuadrës se Zurichut kishte pësuar një lëndim të lëndim të rëndë ne miqësoren qe skuadra e tij e luante ne transferte kundër Bellinzonës. Kukeli momentalisht ka nisur ushtrimet e diferencuara nga grupi dhe nën kujdes të fizioterapistëve dhe stafit mjekësor. Është ky një lajm shumë i mirë për trajnerin e Cyrihut, Urs Majer, dhe trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi i cili nuk mundi të llogaritë në shërbimet e tij në dy ndeshjet kundër Norvegjisë.

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, do të largohet nga Greuther Furth këtë verë, mirëpo aktualisht mbetet i panjohur destinacioni i tij i radhës. Kapiteni nuk ka dilema rreth largimit nga Greuther Furth, por problem paraqet kontrata dhe interesi financiar i ekipit gjerman, i cili sezonin që vjen do të garojë sërish në Bundesliga 2, pasi në atë që lamë pas zbriti nga elita. “Fillimisht jam i detyruar të ulem dhe të bisedoj me zyrtarët e klubit tim dhe pastaj të vendos për të ardhmen time. Besoj se do ta gjejmë gjuhën e përbashkët dhe që të dy palët të jemi të kënaqura me marrëveshjen që do të kemi, qoftë ajo për të mbetur apo larguar, që besoj se është edhe opsioni më real”, – tha Mavraj.

Karlo Ançeloti: “Spektakël me Realin”

  Karlo Anceloti foli fjalët e tij të para si trajner i Realit të Madridit në prezantimin zyrtar që bëri përpara mediave, përkrah presidentit Florentino Perez dhe asistentit të ardhshëm, Zinedine Zidane. Kreu i shoqërisë madrilene u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes, duke paralajmëruar nisjen e një cikli të ri.

“Me emërimin e Ançelotit startojmë një fazë të re. Të gjithë ata që e njohin e dinë se Ançeloti është një trajner inteligjent dhe mbi të gjitha fitues. Gjithashtu ai është edhe një njeri shumë human, prandaj jemi shumë të kënaqur që kemi në skuadër një nga trajnerët më të mirë në qarkullim”. Trajneri italian tha: “Dua të falënderoj Paris Saint Germain për eksperiencën e kaluar në Francë dhe tani do të mendoj për Realin pasi është klubi më prestigjoz i botës dhe si i tillë duhet të respektojë historinë dhe traditën e tij për të luajtur një futboll zbavitës. Do të punojmë shumë për të kënaqur tifozët tanë por nuk do të jetë aspak e lehtë. Kam mbështetjen e klubit, presidentit dhe tifozëve dhe kam shumë besim se ky do të jetë një sezon i lumtur për Realin. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet për mua. Moduli i lojës? Do të kërkoj nga skuadra që të zhvillojë lojë sulmuese por të ruajë edhe ekuilibrat në fushë. Në mesfushë kemi cilësi të mëdha dhe nuk do të jetë e vështirë të dalim në lojën tonë”. Ançeloti foli dhe për Ligën e Kampioneve: “Të gjithë këtu flasin për ‘La Decima’. Ky është një nga objektivat madhorë dhe unë kam përgjegjësi të mëdha në këtë drejtim por ky nuk është një problem sepse më motivon më shumë. Nuk besoj se këtu presioni është më i madh se në klube të tjera. Puna e trajnerit ka përherë presion, madje edhe unë dua të punoj nën presion”. Ançeloti foli edhe për rivalitetin me Barçën: “Barcelona është një skuadër shumë kompetitive por unë kam besim se ndaj tyre mund të ndeshemi si të barabartë. Gjithashtu besoj se ndaj tyre do të zhvillojmë ndeshje të bukura, madje kam besimin se Reali do të jetë më lart se ata”. Në fund, nuk kishte si të mungonte një koment edhe për Kristiano Ronaldon. Ish trajneri i Paris Saint Germain, e cilëson një nder faktin që do të stërvitë një lojtar të këtij niveli, madje zbulon se ai nuk ishte në listën e tij për një transferim të mundshëm në Francë.

  Karlos Tevez, idhulli i ri i Juventusit

 Karlos Tevez pritet si hero nga tifozët e Juventusit. Sulmuesi argjentinas mbërriti në aeroportin e Malpencës në Itali mes entuziazmit të papërmbajtshëm të mbështetësve bardhezi, të cilët e konsiderojnë blerjen e duhur për repartin e sulmit, që I ka munguar vitet e fundit një element tepër cilësor dhe me eksperiencë për ndeshjet e Championsit. Pas këmbënguljes së Marotës Manchester Siti pranoi ofertën 12 milionë Euro të Juventusin, që bën në këtë mënyrë goditjen e parë të madhe të merkatos. 29-vjecari do të përfitojë 5.5 milionë Euro në sezon për tre vitet e ardhshme. Turma e papërmbajtshme e tifozëve juventinë e detyruar Tevezin të shfrytëzonte një dalje dytësore për t’u larguar nga aeroporti e “Malpensës”. Pasi kryerjeve të vizitave mjekësore do të zyrtarizohet blerja e argjentinasit, që pritet të veshë bluzën me numrin 10. Nuk mundi ta fshihte entuziazmin as administratori i deleguar Bepe Marota, që e konsideroi këtë marrëveshje një goditje të madhe.