Luiza Gega e dëmtuar, në Londër e presin, por ka raport mjekësor shqiptar!

613
Nga Agron KAJA
E VËRTETA/ Pse atletja e vetme shqiptare që duhet të ngrinte flamurin kuqezi në Londër, nuk shkon në Botëror? Flet Gjergj Ruli
Dita e sotme, në kalendarin zyrtar të Kampionatit Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Londër, kishte garën e 3000 m/p për femra, ku edhe duhej të garonte atletja jonë Luiza Gega. Kureshtja për dëmtimin e saj para kësaj gare, apo edhe emocionet e Luizës, na shtynë të “gërmonim” më thellë, duke qenë se u përballëm me një bleck out të telefonit të saj. Gjithsesi, në rrugën e interesimit për situatën, Presidenti i FSHA-së, Gjergj Ruli, i disponueshëm për çdo informacion, nga Londra për gazetën “Telegraf”, deklaroi se Luiza është e dëmtuar dhe nuk ka ardhur këtu në Londër për gara. “Luiza kishte dhimbje që në Shqipëri dhe e shtyu ardhjen në Londër, nga 30 korriku për në 5 gusht. Por, deri më sot, ajo nuk ka mbërritur këtu, dhe mua si President i federatës më ka njoftuar me një SMS në ëhats Upp, duke më deklaruar se është e dëmtuar dhe ka marrë raport te mjeku sportiv në Shqipëri”, kjo ishte deklarata e Gjergj Rulit nga Londra, atje ku ai i vetëm tashmë, përfaqëson Shqipërinë në këtë event të madh ndërkombëtar të atletikës. Në cilësinë e Njëshit të atletikës shqiptare, Ruli është duke marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë që organizohen brenda Botërorit, ku dje ka marrë pjesë në Kongresin e Lojërave Islamike për Atletikën, i cili organizohej nga Federata Botërore e Atletikës (IAAF), me propozimin e Turqisë. Por, duke qenë të përqendruar vetëm tek lajmi që Ruli e përcolli për gazetën “Telegraf”, mësuam nga burime të tjera specialistësh, se në raste të tilla, është organizatori ai që të justifikon nëse raporti është e dëmtimi janë të saktë, që në këtë rast nuk ka të bëjë me dëmtime të rënda fizike, të cilat nuk do ta lejonin lëvizjen e atletit për të qenë fizikisht në atë event. I pyetur për këtë rast, Presidenti i Atletikës shqiptare, nuk tregoi shumë detaje, por vetëm pohoi se, Luiza duhej të ishte në Londër, dhe aty të bëheshin vizitat mjekësore. “Federata Botërore e Atletikës ia kishte prerë biletën Luizës për në 30 korrik, por me shpenzimet e federatës sonë, ajo u shty për më 5 gusht, pasi vetë ajo deklaroi se ndjente dhimbje. Me mendimin se do të vinte, por deri më sot (dje) ajo nuk ka ardhur në Londër, nuk mund të flas më shumë, sepse jam larg dhe nuk mund të them se si është realisht situata”, kjo ishte deklarata e Gjergj Rulit si President i FSHA-së dhe përfaqësues i vetëm i Shqipërisë në Botërorin e Atletikës në Londër. Por, përtej deklaratës paksa të “fshehtë” të Rulit, nënkuptimi duket se ka diçka që nuk shkon, për deri sa kemi të bëjmë me një atlete të niveleve botërore, që njëherësh duhet të ishte në eventin më të madh botëror që organizon sporti i atletikës.
Federata Botërore e Atletikës ia kishte prerë biletën Luizës për në 30 korrik, por me shpenzimet e federatës sonë, ajo u shty për më 5 gusht, pasi vetë ajo deklaroi se ndjente dhimbje. Me mendimin se do të vinte, por deri më sot (dje) ajo nuk ka ardhur në Londër, nuk mund të flas më shumë, sepse jam larg dhe nuk mund të them se si është realisht situata
Të hënën në mbrëmje, lajmi i “keq” i dëmtimit të atletes!
“Lajmi i keq për atleten Luiza Gega. Në kuadër të përgatitjeve për Botërorin, gjatë seancës së djeshme stërvitore (të hënën), ajo ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbë”, ky ishte lajmi që u mësua nga portalet e ndryshme elektronike shqiptare, duke vijuar më pas, se: “Mjekët në Shqipëri i kanë bërë me dije se, ky lëndim i saj nuk mund të riaftësohet në kohën e duhur, dhe nuk e bën të gatshme për garë në datën 9 gusht”, dhe kështu që, Luiza…. e ka humbur Botërorin! 
Sigal