Luis Hemilton barazon rekordin e Majkëll Shumakerit, në SPA

456
Nga Agron KAJA
FORMULA 1/ Dje në pistën e Belgjikës, anglezi konfirmoi se është pretendent për të fituar Botërorin 2017
Gara e parë pas pushimeve verore, e cila u zhvillua dje në pistën SPA të Belgjikës, veç bukurisë së saj, solli edhe një barazim rekordi, i cili deri dje mbahej nga Legjenda e Formulës 1, Majkëll Shumaker. Të shtunën, britaniku i Mercedes ka fituar pole-position të 7-të sezonit, duke shkëlqyer në pistën e SPA në Belgjikë. Kjo ishte e 68-ta në karrierë për të, një shifër që e barazon me rekordin e vendosur nga Mihael Shumaher. Por, Hamilton është edhe fituesi i një gare spektakolare të zhvilluar në pistën “Spa Francorchamps” të Belgjikës, duke i rezistuar deri në fund sulmeve të njëpasnjëshme të gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel, i vetmi rival i drejtpërdrejtë për titullin kampion në këtë sezon. Rikthimi nga pushimet nisi me një spektakël në Belgjikë, dhe ishte pikërisht xhiroja përshëndetëse e të pranishmëve në këtë garë nga djali i Michael Schumacher, Mick Schumacher, që përkujtoi kështu me po të njëjtën makinë të drejtuar nga i ati i tij, Benetton, fitoren e parë në Formulën 1 të Legjendës së këtij sporti. Me këtë fitore, Hamilton shkurton distancën me Vettelin kryesues në vetëm 7 pikë në renditjen për pilotë, ndërsa sa i përket renditjes për konstruktorë, Mercedesi dominon në krye, përpara Ferrarit. Podiumin e Çmimit të Madh të Belgjikës e plotësoi Riçiardo me Red Bull, duke lënë jashtë tij dy finlandezët e Ferrarit dhe Mercedesit, Raikkonen e Bottas. Gara e ardhshme do të zhvillohet më 3 shtator 2017, në Monza të Italisë.

RENDITJA NË GARËN E BELGJIKËS
R. Piloti Skuderia Xhiro Kohët P
1.Luis Hemilton Mercedes 44 1:24:42.820 25
2.Sebastian Vetel Ferrari 44 +2.358s 18
3.Daniel Riccardo Red Bull 44 +10.791s 15
4.Kimi Raikonen Ferrari 44 +14.471s 12
5.Valteri Botas Mercedes 44 +16.456s 10
6.Niko Hulkenberg Renault 44 +28.087s 8
7.Romain Grosjean HAAS 44 +31.553s 6
8.Felipe Masa Uilliams 44 +36.649s 4
9.Esteban Okon Force India 44 +38.154s 2
10.Karlo Sainz Toro Roso 44 +39.447s 1
RENDITJA E 
KONSTRUKTORËVE
R. Skuderia Pikë
1.Mercedes 392
2.Ferrari 348
3.Red Bull 199
4.Force India 103
5.Uilliams 45
6.Toro Roso 40
7.HAAS 35
8.Renault 34
9.McLaren 11
10.Sauber 5
PILOTËT/ RENDITJA E PËRGJITHSHME
Piloti Skuderia Pikë
1.Sebastian Vetel Ferrari 220
2.Luis Hemilton Mercedes 213
3.Valteri Botas Mercedes 179
4.Daniel Riçardo Red Bull 132
5.Kimi Raikonen Ferrari 128
6.Maks Verstapen Red Bull 67
7.Serxhio Perez Force India 56
8.Esteban Okon Force India 47
9.Karlos Sainz Toro Roso 36
10.Niko Hulkenberg Renault 34
GARAT E ZHVILLUARA DHE FITUESIT
Gara Data Fituesi Skuderia
Australi 26.03.2017 Sebastaian Vetel Ferrari
Kinë 09.04.2017 Luis Hemilton Mercedes
Bahrein 16.04.2017 Sebastian Vetel Ferrari
Rusi 30.04.2017 Valteri Botas Mercedes
Spanjë 14.05.2017 Luis Hemilton Mercedes
Monako 28.05.2017 Sebastian vetel Ferrari
Kanada 11.06.2017 Luis Hemilton Mercedes
Azerbaixhan 25.06.2017 Daniel Riçardo Red Bull
Austri 09.07.2017 Valteri Botas Mercedes
Britani 16.072017 Luis Hemilton Mercedes
Hungari 30.072017 Sebastian Vetel Ferrari
Belgjikë 27.08.2017 Luis Hemilton Mercedes
Sigal