Luhet sot Dinamo Zagreb-Skënderbeu, UEFA: Korçarët kanë shpresë

520
Dinamo e Zagrebit pret sot Skënderbeun, në ndeshjen që vendos për një biletë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Faqja zyrtare e UEFA­-s u ka bërë dje një rezyme të dyja skuadrave, duke u bazuar te statistikat e tyre, përbërjet, por edhe detajet pikante që kanë lidhje me të kaluarën e klubeve, të cilat i sjell Panorama Sport.
Takimet e kaluara
* Josip Pivariç goditi mrekullisht në kohën shtesë në “Elbasan Arena”, duke i dhënë fitoren 2-­1 Dinamos në ndeshjen e parë. Ky ishte takimi i parë në historinë e Skënderbeut për fazën “play off” të Ligës së Kampioneve.
* Takimi i vetëm i më­ parshëm i Dinamos me kundërshtarë shqiptarë ishte në edicionin 1996-­1997 në Kupën UEFA, me një triumf 10-­2 në total. Trajner i Dinamos ishte Oto Bariç, i cili më vonë arriti të merrte drejtimin e Kombëtares shqiptare.
Forma e ekipeve
* Pozicioni i Skënderbeut nuk është i pashpresë; Dinamo ka humbur dy ndeshjet e fundit nga gjashtë të luajtura në shtëpi për kompeticionet e UEFA­s. Në të dyja humbjet ka pësuar më shumë se dy gola.
* Suksesi i Skënderbeut 2-­0 kundër Milsami Orhei ishte fitorja e parë europiane e korçarëve në transfertë. Ky është një tregues i rëndësishëm që shqiptarët e kanë thyer tabunë jashtë fushe.
* Dinamo, për herë të fundit ka humbur në fazën “play­off” të Champions kundër Austrisë së Vjenës, në edicionin 2012­2013.
* Skënderbeu është për herë të parë në “play­off” dhe shqiptarët nuk kanë përse tremben, pasi ata kanë shansin të bëhen klubi i parë që mund të shkojnë në grupet e Champions­it. Megjithatë, pavarësisht nga rezultati kundër Dinamos, suksesi i tyre është historik.
* Dinamo është e pamposhtur në pesë ndeshjet e deritanishme të këtij edicioni në UEFA Champions League.
* Shqipëria dhe Kroacia kurrë nuk janë përballur në një nivel kaq të lartë ndërkombëtar.
* Në 13 takimet e më­ parshme mes klubeve të dy vendeve në Europë, skuadrat kroate kanë regjistruar shtatë fitore, ndërsa për shqiptarët janë regjistruar katër. Dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazim.
* Asnjë skuadër shqiptare nuk ka fituar ndaj klubeve kroate në transfertë në gjashtë ndeshjet e deritanishme. Lidhjet e vjetra
* Mbrojtësi kroat i Skënderbeut, Marko Radas, është formuar si futbollist te Dinamo e Zagrebit, por kurrë nuk ka luajtur me këtë të fundit në ekipin e parë.
* Kapiteni i Skënderbeut, Blendi Shkëmbi, ka luajtur në Kroaci nga viti 2001 deri në 2004­-ën, fillimisht të Rijeka dhe, më pas, te Kamen Ingrad. Ai ka luajtur kundër Dinamos gjashtë herë.
* Disa lojtarë të tjerë të Skënderbeut kanë luajtur në Kroaci: Sabien Lilaj (Lokomotiva Zagreb 2011­- 2012), Arbër Abilaliaj (Inter Zapresiç 2010­-2012) dhe bullgari Ventsislav Hristov (Rijeka 2014­2015).
* Lilaj ka luajtur së bashku me Domagoj Antoliç dhe Josip Pivariç te Lokomotiva e Zagrebit.
* Dinamo mburret me talentin shqiptar, 18­- vjeçarin Endri Çekiçi, i cili është pjesë e Kombëtares U­ 21 të Shqipërisë. Babai i tij, Ylli Çekiçi, është një ishlojtar i Skënderbeut.
* Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, ka lindur në Kroaci dhe luan me Kombëtaren e Maqedonisë, por ai ka origjinë shqiptare.
Sigal