Luhet Shqipëri-Zvicër, por dy ekipet kanë 18 kosovarë

536
Sigal

Kuqezinjtë kanë grumbulluar 12 lojtarë kosovarë, ndërsa helvetët katër kosovarë dhe dy nga Maqedonia

 Të premten do të luhet Shqipëri-Zvicër (në “Qemal Stafa”, ora 20:30), por që më shumë se një sfidë midis dy vendeve duket se ajo ka një emërues të përbashkët: Kosovën. Janë pikërisht 16 lojtarë kosovarë nga të dyja kampet dhe dy shqiptarë nga Maqedonia, të cilët do të luajnë për Zvicrën. Kështu në Kombëtarën shqiptare janë: kapiteni Lorik Cana (luan me Lacion, Itali Samir Ujkani (Palermo, Itali); Etrit Berisha (Lacio, Itali); Loret Sadiku (Helsingborg, Suedi); Mërgim Mavraj (Grojther Fyrth, Gjermani); Ermir Lenjani (St.Galen, Zvicër)

Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë); Migjen Basha (Torino, Itali); Amir Abrashi (Grasshopers, Zvicër); Shkëlzen Gashi ( Grasshopers, Zvicër), Agon Mehmeti (Olhanense, Portugali) dhe Alban Meha (Paderborn, Gjermani/ vjen në ndeshjen kundër Qipros). Ndeshja ka fituar një vëmendje të veçantë në median helvetike, kjo dhe për faktin se, në ekipin zviceran janë jo pak, por gjashtë lojtarë shqiptarë, nga Kosova dhe Maqedonia: tre titullarë, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, si dhe dy zëvendësues, Blerim Xhemaili, Admir Mehmeti dhe së fundi Pajtim Kasami. “Unë nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Tatuazhi me shqiponjën shqiptare në supin tim ma kujton këtë pa pushim”, ka thënë më parë Valon Behrami. Mesfushori është lindur në Mitrovicë, më 19 prill 1985, ndërkohë që emigroi qysh fëmijë me familjen në Zvicët. Aktualisht luan me Napolin, por në karrierën e tij janë edhe Stabiop, Kiaso, Lugano, Xhenoa, Verona, Lacio, Uest Hem Junaitid dhe Fiorentina. Behrami kishte mundësi të luante me Shqipërinë, por ai e refuzoi duke zgjedhur Zvicrën (2005). Është aktivizuar në 44 ndeshje, duke shënuar dy gola. Mesfushori Xherdan Shaqiri është lindur në Gjiljan të Kosovës, më 10 tetor 1991, dhe qysh fëmijë emigroi së bashku me familjen, duke u vendosur në Bazel të Zvicrës. Aktualisht luan me Bajernin e Munihut, ku u transferua në shumën e 13.6 milionë eurove dhe fitoi Ligën e Kampioneve, Bundesligën 1, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupëne  Europës. Me Bazelin në 90 ndeshje shënoi 29 gola. Ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Zvicrës. Me Zvicrën: 29 ndeshje, 7 gola. Mesfushori Granit Xhaka është lindur në Gjiljan të Kosovës, më 27 shtator 1992. Qysh fëmijë emigroi së bashku me familjen, duke u vendosur në Bazel të Zvicrës. Granit Xhaka vlerësohet si një talent i madh. Fillimet e tij ka me Bazelin, por tani luan në Bundesligën 1 gjermane me Borusian e Mënshegladbahut. Ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Zvicrës. Me Kombëtaren është aktivizuar në 20 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.  Mesfushori Blerim Xhemaili është lindur në Bogovinjë të Maqedonisë, më 12 prill 1986. Në moshën 4 vjeç, Blerimi dhe familja e tij emigruan në Zyrih të Zvicrës. Aktualisht luan me Napolin, por Blerim ka veshur fanellat edhe të  Zyrihut, nga dhe ku u shit në Angli te Bolton Uonderesi, dhe më pas ka luajtur në Itali me Torinon dhe Pamrën. Me Zvicrën është aktivizuar në 28 ndeshje, 1 gol. Sulmuesi Admir Mehmedi është lindur në Gostivar të Maqedonisë, më 16 mars 1991. Luan me Freiburgun në Gjermani. ndërkohë që më parë ka luajtur me Cyrihun. Është aktivizuar me Kombëtaren U-21 zvicerane duke shënuar 6 gola në 9 ndeshje. Me Kombëtaren A zvicerane është aktivizuar në 15 ndeshje, duke shënuar 1 gol në fitoren 5-3 të Zvicrës ndaj Gjermanisë. Vlerësohet si sulmues i talentuar. Mesfushori i Fulhamit është thirrur në prag të ndeshjes me Shqipërinë. Për të është grumbullimi i parë me Zvicrën.

KOSOVARËT E SHQIPËRISË

 LORIK CANA

Është lindur në Prishtinë, më 27 korrik 1983. Aktualisht luan me Lacion, në Itali. 70 ndeshje dhe 1 gol me Kombëtaren.

 SAMIR UJKANI

Është lindur në Vuçitern, më 5 korrik 1988. Aktualisht luan me Palermon, në Itali. 16 ndeshje me Kombëtaren.

 ETRIT BERISHA

Është lindur në Prishtinë, më 10 mars 1989. Aktualisht luan me Kalmarin, në Suedi. 10 ndeshje me Kombëtaren.

 MËRGIM MAVRAJ

Është lindur në Hanau të Gjermanisë, më 9 qershor 1986. Luan me Grojther Fyrth, në Gjermani. 4 ndeshje me Kombëtaren.

 ARMEND DALLKU

Është lindur në Prishtinë, më 16 qershor 1983. Luan me Vorskla Poltavën, në Ukrainë. 63 ndeshje, 2 gola me Kombëtaren.

 ALBAN MEHA

Është lindur në Mitrovicë, më 26 prill 1986. Luan me Padebornin, në Gjermani, Bundesliga 2. 1 ndeshje me Kombëtaren.

 VALDET RAMA

Mesfushori i Real Valadolit në Spanjë është lindur në Prizren, më 20 nëntor 1987. Me Kombëtaren ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje.

 MIGJEN BASHA

Është lindur në Lozanë të Zvicrës, më 5 janar 1987. Luan me Torinon, në Itali. 6 ndeshje dhe 1 gol me Kombëtaren

 LORET SADIKU

Është lindur në Suedi (28 korrik 1991) Luan me Helsingborgun, Superliga. Është në pritje të lejës nga FIFA.

  AMIR ABRASHI

Është lindur në Bischofszell të Zvicrës, më 27 mars 1990. Luan me Grasshopersin, Superligë. 3 ndeshje me Kombëtaren.

 SHKËLZEN GASHI

Është lindur në Kosovë (15 korrik 1988), por i rritur në Zvicër. Luan më Grasshopersin, Superligë. 2 ndeshje me Kombëtaren.

 AGON MEHMETI

Është lindur në Podujevë, më 28 nëntor 1989. Sulmuesi luan me Olhanense, në kampionatin portugez. 1 ndeshje me Kombëtaren.

 ERMIR LENJANI

Mbrojtësi është lindur në… Luan me St. Galenin. Nuk ka asnjë ndeshje me Kombëtaren kuqezi.

 SHQIPTARËT E ZVICRËS

 VALON BEHRAMI

Mesfushori është lindur në Mitrovicë, më 19 prill 1985. Luan me Napolin. Është aktivizuar në 44 ndeshje, duke shënuar dy gola.

 XHERDAN SHAQIRI

Mesfushori është lindur në Gjiljan të Kosovës, më 10 tetor 1991, Luan me Bajernin e Munihut. Me Zvicrën: 29 ndeshje, 7 gola.

 GRANIT XHAKA

Mesfushori është lindur në Gjiljan të Kosovës, më 27 shtator 1992. Luan me Borusian e Mënshengladbahut. Me Zvicrën: 20 ndeshje, 3 gola.

 BLERIM XHEMAILI

Mesfushori ka lindur në Bogovinjë të Maqedonisë, më 12 prill 1986. Me Zvicrën është aktivizuar në 28 ndeshje, 1 gol.

 ADMIR MEHMEDI

Sulmuesi është lindur në Gostivar të Maqedonisë, më 16 mars 1991. Luan me Freiburgun në Gjermani. 15 ndeshje Zvicrën, 1 gol.

 PAJTIM KASAMI

Mesfushori është lindur në Strugë të Maqedonisë, më 2 qershor 1982. Luan me Fulhamin. Për të është grumbullimi i parë.

 “Tifozat Kuq e Zi” u dërgojnë një letër të hapur shqiptarëve të Zvicrës

 “Mos luani kundër Shqipërisë!”

  Sfida Shqipëri – Zvicër sa vjen e nxehet. Së fundmi grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit të njohur me emrin “Tifozat Kuq e Zi” u janë drejtuar me një letër publike lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë me Zvicrën.

Ata u kane kërkuar atyre që mos të paraqiten fare në takimin kundër Shqipërisë të premten mbrëma, pasi sipas tyre do jenë mes dy zjarresh, në njërën anë do të thirren si tradhtarë nga tifozët shqiptarë, dhe ne rastin tjetër të mosimpenjimit do të thirren tradhëtare edhe nga zviceranët. Kujtojmë se kundër Shqipërisë, trajneri i Zvicrës Ottmar Hitzfeld ka ftuar 6 shqiptarë, Shaqiri, Behrami, Xhaka, Xhemajli, Mehmedi dhe Kasami. Letër e hapur lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën

Në prag të ndeshjes së parafundit eliminatore, Shqipëri – Zvicër që luhet me 11 tetor 2013 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares Shqiptare, i;u drejtohet futbollistëve me origjinë shqiptare që lujanë në përfaqësuesen helvete. Futbollistëve: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami Jo rrallëherë për t’iu kundërvu kritikave të shumta pse ju keni zgjedhur për të përfaqësuar një vend tjetër e jo vendin e origjinës ju i jeni përgjigjur se e doni shumë Shqipërinë, se ndiheni shqiptarë ashtu sikurse ndihen shumë familje shqiptare që emigruan për një mirëqenie më të mirë në vende të tjera.

Meqenëse keni rrënjë shqiptare dhe nuk ndiheni rehat të luani kundër Kombit të rrënjëve tuaja (ashtu siç edhe deklaroni nëpër media ), ju kërkojmë që të mos luani në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë. Mendojmë se në këtë mënyrë do të jeni korrekt edhe me ngjyrat që i prezantoni, pasi ata do t’ju kuptojnë. Nëse veproni ndryshe dhe nuk jeni në ditën e juaj më të mirë, atëherë ata (zviceranët) do t’ju quajnë ‘tradhtarë’

Mirëpo, nëse eventualisht shënoni gol, atëherë bashkëkombasit e juaj (Ne) të anës tjetër do t’ju quajmë po me të njëjtin emër.

Besojmë shumë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët. Ju kujtojmë se në një rast të till kish përfaqësuesi i Kombëtares polake të basketbollit Dardan Berisha nuk u paraqit fare në ndeshjet eliminatore që Polonia i zhvilloi kundër Shqipërisë, sepse sipas tij “ Nuk mund të luante kundër vendit të tij”. Tifozat Kuq e Zi. O sa mirë me qenë shqiptar!”, – përfundon letra e hapur e tifozëve.