Luhet nesër derbi i kryeqytetit, Tirana – Partizani/ Ja rrugët që bllokohen

451
Sigal

Në kuadër të derbit
kryeqytetas, mes Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet nesër në stadiumin
“Selman Stërmasi”, policia ka njoftuar se do të marrë disa masa sigurie, që
konsistojnë edhe në bllokimin e disa rrugëve.

Drejtoria Vendore e
Policisë Tiranë, në bazë të planit të masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe
rendit në këtë aktivitet sportiv, njofton se do të ketë bllokime të disa
segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore
(momenti i kalimit të tifozërive).

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 –
21:00, janë:

– Rruga përballë
Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue
Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën
“Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”,
nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit
“Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës
“Sulejman Delvina”,  nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek
kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Segmentet rrugore ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga
ora 15:00 – 16:00, gjatë kalimit të tifozërive përkatëse të ekipeve, janë:

Tifozëria e ekipit të
“Tiranës”:

Nisja nga Sheshi
“Skënderbej”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Gjin Bue
Shpata”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Tifozeria e ekipit të
“Partizanit”:

Nisja nga Pallati i
Sportit “Asllan Rusi”, Sheshi “Karl Topia”, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Rruga
“Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia e Tiranës,
përmes një njoftimi zyrtar, kërkon mirëkuptimin e  përdoruesve të
segmenteve të lartë-përmendura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me
automjete në oraret e lartpërmendura.