Luhet Kupa e “Pavarësisë”, Struga fituese në Korçë

664
Dje, qyteti i Korçës ishte “kryeqyteti” i festimeve të 105 vjetorit të Pavarësisë, ku mes veprimtarive të tjera, vend zuri edhe zhvillimi i ndeshjeve të Kupës “Pavarësia”. Ndeshjet u luajtën në anekset e futbollit të qytetit të Korçës, ku morën pjesë 4 skuadra shqiptare: Liria e Kosovës, Struga e Maqedonisë, Otranti i Malit të Zi dhe Tirana. Në finale dolën Struga me Otrantin, dhe struganët me penallti i shpallën fitues të kësaj Kupe, e 9-ta nga viti 2006 që ka startuar ky aktivitet në Vlorë dhe fituesi i parë doli Flamurtari.

NDESHJET DJE
28 nëntor 2017 
Liria Prizren-Otranti 1-2
Shënues: Ron Gashi 20’/ 
Mehmed Divanoviç 25’, 32’
Tirana-Struga 0-1
Shënues: Migjen Sherifi 12’
Struga-Otranti 0-0
(Me penallti, Struga fituese)
Fituesit e Kupës “Pavarësia”
1) Vlorë 28.11.2006/Flamurtari
2) Vlorë 28.11.2010/ Renova
3) Vlorë 28.11.2011/ Hysi
4) Vlorë 27.11.2012/ Shkëndija
5) Vlorë 28.11.2013/ Prishtina
6) Vlorë 28.11.2014/Ferronikeli
7) Durrës 28.11.2015/ Ontranti
8) Tiranë 28.11.2016/ Kukësi
9) Korçë 28.11.2017/ Struga
Sigal