Sigal

Gentian Mezani është trajneri i ri i Luftëtarit. Vlonjati zëvendëson sllovenin Milosh Kostiç i larguar nga drejtuesit gjirokastritë pas 4 javëve kampionat.

Mezani arriti marrëveshjen dhe sot do të hedhë firmën në kontratë. Kjo do të jetë përvoja e tretë për Gentjan Mezanin në Superligë pas Flamurtarit dhe Laçit.

Mezani e gjen Luftëtarin në vendin e fundit në renditje dhe pa pikë.