Luftëtari ndalet në transfertën e Vlorës, Flamurtari siguron 3 pikët dhe ngjitet në klasifikim

543
Sigal

Flamurtari ka arritur të fitojë minimalisht takimin e fundit të kësaj jave në kategorinë superiore kundër Luftëtarit me reultatin 2-1. Vlonjatët edhe pse me 7-të mungesa në përballjen ndaj gjrokastritëve, kanë treguar dinjitet në fushën e blertë duke marrë një trepikësh me shumë vlerë.

Në fillim Veliu kaloi kuqezinjtë në avantazh dhe më pas Bushiç e çoi Flamurtarin në dhomat e zhveshjes me avantazh të dyfishtë. Në pjesën e dytë Luftëtari arriti të ngushtonte diferencat me anë të Rocha, por vetëm kaq, pasi deri në fund rezultati do të vijonte i pandryshuar.

Luftëtari vinte në këtë ndeshje shumë i motivuar pasi vetëm një javë më parë mundi Partizanin në fushën e tij. Gjithsesi nuk përfiton nga hapi fals I Tiranës për t’i rrëmbyer pozicionin në renditje, por vijon të mbetet në vendin e pestë me 25-së pikë.
Ndërsa Flamurtari me këtë trepikësh fiton dy pozicione duke u renditur në vendin e 7-të me 20 pikë pasi ka lënë pas Laçin dhe Teutën të cilët gabuan këtë javë.