Luftëtari i prish festën Kukësit

1017
Sigal

KUKËSI-LUFTËTARI 0-0

Kukësi kishte shumë arsye për ta fituar ndeshjen me Luftëtarin: debutim historik në Kategorinë Superiore, merkato e shumëpaguar, investime të konsiderueshme në stadium. Por, sfida e shumëpritur përfundoi në barazim (pa gola), ashtu siç edhe ndodhi në takimin e tyre të fundit (1-1), kur të dyja skuadrat bënin pjesë në Kategorinë e Parë. Debutimi i Kukësit midis më të mirave të futbollit shqiptar nuk përkoi me fitore, pavarësisht se luajti në shtëpi dhe ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj Luftëtarit.  Pesëmbëdhjetë minutat e para panë një Kukës, në kërkim të golit, ku Popoviç dhe Malindi parën raste për të zhbllokuar rezultatin. Verilindorët vuajtën nga ngarkesa psikologjike, edhe për faktin pas “shpine” kishin një tifozeri të zjarrtë. Kuksianët ndërtuan lojën, por nuk ishin aspak të qartë në finalizim, kjo dhe për faktin se Luftëtari i ideuar nga një mbrojtës tradicional, si trajneri Nevil Dede, nuk i la hapësirë. Gjirokastritët e ndërtuan strategjinë në kundërsulm, duke u bazuar te shpejtësia e kapitenit Arlind Nora. Edhe pjesa e dytë u luajt thuajse në mesfushë, me të dyja skuadrat që nuk ishin shumë të qarta në vijën e parë, teksa duhet theksuar, se nëse Kukësi vuajti për të dalë para portës së Luftëtarit, gjirokastritët bënë thuajse një ndeshje perfekte në fazën mbrojtëse. Një barazim pa gola ishte sinteza më  e mirë e një takimi që nuk u ngrit mbi nivelin mesatar.

_____________________________

Duka-Vokri, mesazhe bashkëpunimi

Me thirrjet “Shqipëri etnike” dhe praninë e presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokri, Kukësi bëri debutimin historik në Kategorinë Superiore. Vokri në mesazhin e tij, dha mesazhe bashkëpunimi midis futbollit shqiptar dhe atij kosovar. I pranishëm ishte dhe shefi i FSHF-së, Armando Duka. Nuk munguan deputetë dhe politikanë të njohur.

_____________________________

SHKUMBINI-TEUTA 0-1

Nika shënon, Xhafaj

gabon 11-metërshin

 

Teuta doli fituese ndaj Shkumbinit, me nënkampionët që fituan 1-0 në një fushë të vështirë si ajo e Peqinit, pavarësisht se tifozët munguan në stadium. Autori i golit të vetëm ishte Ansi Nika, i cili realizoi në minutën e 12-të. Shkumbini i “ri” i drejtuar nga Gugash Magani vuajti presionin e fortë të durrsakëve të dirigjuar nga Hasan Lika. Në pjesën e dytë, Teuta pati një shans me anë të Daniel Xhafajn, që fitoi një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së parregullt të Bledar Devollit. Xhafaj gjuajti nga pika e bardhë, por portieri i Shkumbinit, Elvis Kotori grushtoi penalltinë, duke shmangur pësimin e golin e dytë të Shkumbinit. Kotori bëri mrekullinë në minutën e 89-të, kur devijoi me majën e gishtave gjuajtjen e Renato Hyshmerit.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA I

 Të premten, 24 gusht

 VLLAZNIA-SKËNDERBEU  1-3

Shënues: Smajli 77’/ Pejiç 19’, 34’, 47’

Të shtunën, 25 gusht

 TOMORI-TIRANA        0-1

Shënues: K.Duro 31’ (pen)

 LAÇI-BESA            1-1

Shënues: Vuçaj 5’ (pen)/ Kaja 43’

APOLONIA-KASTRIOTI   1-1

Shënues: Ribaj 3’ / Sekseni 15’

 Të dielën, 26 gusht

SHKUMBINI-TEUTA      0-1

Shënues: Nika 12’

BYLIS-FLAMURTARI*    1-1

Shënues: Adigun 54’/ Memelli 17’

 KUKËSI-LUFTËTARI           0-0

 * U luajt në Berat

RENDITJA

Ekipi                N    D    P

1    Skënderbeu      1    +2   3

2    Teuta           1    +1   3

3    Tirana          1    +1   3

4    Apolonia        1    +0   1

5    Besa            1    +0   1

6    Bylis           1    +0   1

7    Flamurtari      1    +0   1

8    Kastrioti       1    +0   1

9    Laçi            1    +0   1

10   Kukësi          1    +0   1

11   Luftëtari       1    +0   1

12   Shkumbini       1    -1   0

13   Tomori          1    -1   0

14   Vllaznia        1    -2   0

 Nga Kategoria Superiore këtë sezon bien direkt 4 skuadra dhe ngjiten 2

Golashënuesit

3 gola: Pero Pejiç (Skënderbeu)

1 gol: Dritan Smajli (Vllaznia), Erjon Vuçaj (Laçi), Klodian Duro (Tirana), Migen Memelli (Flamurtari), Adigun (Bylisi), Elvis Kaja (Besa), Ansi Nika (Teuta), Andi Ribaj (Apolonia), Isidor Sekseni (Kastrioti),

 Gola me penallti

1 gol: Erjon Vuçaj (Laçi, kundër Besës), Klodian Duro (Tirana, kundër Tomorit)

 Penallti të humbura

1: Daniel Xhafa (Teuta, kundër Shkumbinit)

Statistikat e javës

 –   Në shtatë ndeshjet e javës së parë u regjistruan tri fitore dhe katër barazime, ku vetëm në Kukësi-Luftëtari (0-0) nuk u realizuan gola.

 –   Kukësi u bë skuadra e 42-të që luan në Kategorinë Superiore, por debutimi i kuksianëve nuk përkoi me fitore, pavarësisht se luajti në shtëpi.

 –   Tre nga shtatë ndeshjet u fituan nga ekipet udhëtuese: Skënderbeu fitoi 3-1 me Vllazninë në Shkodër, Tirana fitoi 1-0 me Tomorin n Berat dhe Teuta fitoi 1-0 me Shkumbini në Peqin.

 –   Gjatë shtatë ndeshjeve të javës së parë u shënuan në total 12 gola, ose me një mesatare 1.71 gola për ndeshje.

 –   Golin e parë të kampionatit e shënoi sulmuesi i Skënderbeut, Pero Pejiç, në minutën e 19-të, në fitoren 3-1 kundër Vllaznisë.

 –   Sulmuesi kroat i Skënerbeut, Pero Pejiç, është i vetmi që shënoi tre gola në në një ndeshje, pikërisht ndaj Vllaznisë. Nëntë lojtarë të tjerë shënuan nga një gol.

 –   Gjatë javës së parë u shënuan dy gola me penallti: Erjon Vuçaj i Laçit kundër Besës, dhe Klodian Duro i Tiranës kundër Tomorit. Daniel Xhafaj i Teutës e humbi kundër Shkumbinit.

 –   Gjatë javës së parë u dha një karton i kuq, Semiran Çela i Kastriotit, në ndeshjen Apolonia-Kastrioti.

 ___________________________

FOKUS/ Java e grushteve

___________________________

Çela godet me grusht Llëngën

APOLONIA-KASTRIOTI 1-1 (Java 1) – Mesfushori i Kastriotit, Semiran Çela, humbi ekuilibrin brenda zonës fierake, duke pretenduar një 11-metërsh. Gjyqtari vazhdoi lojën, ndërkohë që Çela goditi me grusht në fytyrë mbrojtësin e Apolonisë, Albi Llënga. Karton i kuq për Çelën. Lojtari i krutanëve protestoi ndaj vendimit të gjyqtarit, ndërkohë që loja u ndërpre për rreth tri minuta. Tifozeria fierake u irritua me sjelljen e Çelës, duke e sharë në kor këtë të fundit.

___________________________

Hyska godet me grusht Duron

TOMORI-TIRANA 0-1 (Java 1) – Sherr dhe shumë tension në Berat. Gjithçka ka nisur me sharje dhe ka përfunduar me grushte. Në tentativë për t’i marrë topin, Duro ndërhyn gabim ndaj Hyskos, e ky i fundit i gjuan me grusht fillimisht dhe më pas me kokë. Pas përfundimit të takimit, Renato Kalari shkon drejt Frashërit dhe e godet me kokë. Konfrontim pati edhe midis sulmuesi kroat i Tomorit, Jurika Vrucina, dhe Erando Karabecit të Tiranës. Gjatë ndeshjes, tifozët beratas hodhën një numër të madh shishesh në drejtim të lojtarëve kundërshtarë. Policët nuk ndërmorën asnjë lëvizje.