“Luftë” mes të pasurve. PSG i “rrëmben” Barçës talentin 16-vjeçar

451
Sigal

Xavi Simmons, talenti më i madh i akademisë së Barcelonës, është nga sot lojtari i ri i PSG.

Vetëm 16 vjeç, futbollisti i lindur në Holandë dhe që shkoi në Masia kur ishte vetëm 7 vjeç, u bë i famshëm nëpër rrjete sociale falë talentit si organizator, por edhe falë flokëve kaçurrela.

Kjo blerje e PSG vjen vetëm 10 ditë pasi Barcelona i “rrëmbeu” klubit francez një tjetër talent 16-vjeçar, anglezin Louie Barry, i cili me PSG kishte kaluar vizitat mjekësore.

Duket se “lufta” mes PSG dhe Barcelonës, që nisi me tratativën për Neymar, duket se nuk kursen as minorenët.