Lufta kundër kurdisjes së ndeshjeve, Interpoli braktis marrëveshjen me FIFA-n

505
Interpoli ka braktisur një program të përbashkët me FIFA-n, kundër kurdisjes së ndeshjeve, për shkak të akuzave për korrupsion brenda Federatës Botërore të Futbollit, raporton agjencia britanike e lajmeve ‘BBC’.
Interpoli, agjencia ndërkombëtare e policisë, ka thënë se ka ngrirë 20 milionë dollarë të dhuruara nga FIFA në vitin 2011.
Marrëveshja 10-vjeçare “Integriteti në Sport” ka pasur për qëllim të luftojë kurdisjen e ndeshjeve dhe bixhozin e paligjshëm.
FIFA është nën hetim nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara dhe ato të Zvicrës për ryshfet dhe korrupsion të dyshuar.
Sigal