Luajtën 3,600 metra mbi nivelin e detit, futbollistët e Brazilit përfundojnë me bombula oksigjeni pas ndeshjes me Bolivinë

642
Brazili luajti mbrëmë ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të Kupës së Botës “Rusi 2018” në grupin e Amerikës së Jugut kundër Bolivisë në transfertë e cila përfundoi 0-0. Jo vetëm “seleçao”, e cila duhet theksuar se është një nga kombëtaret më të mira të botës, por çdo përfaqësuse e ka të pamundur të dalë me fitore në stadiumin “Estadio Hernando Siles”.
Kjo pasi ky impiant gjendet mbi 3,637 metra mbi nivelin e detit, ose e thënë ndryshe 11,932 këmbë. Ajri në këtë lartësi është i pakët dhe kjo pamundëson luajtjen në kushte normale të një sfide. Këtë e provoi mbrëmë për të disatën herë kombëtarja e Brazilit e cila pavarësisht shumë futbollistëve cilësorë në përbërje nuk arriti të fitonte.
Për të kuptuar arsyen kryesore të këtij rezultati mjafton kjo foto e cila tregon që futbollistët e “seleçaos” në përfundim të ndeshjes e kishin të nevojshme të përdorin bombula oksigjeni për të normalizuar frymëmarrjen.
Sigal