Lorik Cana tregon për bashkëshorten: Më vuri mua, para jetës së saj

731
Në një intervistë për emisioni “Opinion” ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka rrëfyer për eksperiencën e tij në fushën e blertë për gjithë këto vite. Cana ka veçuar mes të gjithave momentet e vështira në lojë kundër Serbisë, momentet e lumtura, raportet me lojtarët e trajnerët e skuadrave të ndryshme ku ai ka luajtur. Po ashtu Cana ka treguar për raportet me bashkëshorten dhe djalin, një rrëfim ne ‘Opinion’ të cilin Cana e jep pas lamtumirës me kombëtaren.
Ja çfarë thotë Cana për bashkëshorten e tij
Fevziu: Cili është raporti juaj me bashkëshorten?
Cana: Kemi 6 vite që jemi bashkë.
Fevziu: Ju keni qenë një nga meshkujt më të pëlqyer nga femrat, cfarë kishte të veçantë bashkëshortja juaj që vendosët për atë?
Cana: Më vuri mua prioritet para jetës së saj. Kur çoheshim në mëngjes ajo mendonte për çfarë ka nevojë Loriku? Dhe çfarë duhet të bëjë Loriku, para se të mendonte se çfarë do të bënte për veten e vetë.
Fevziu: Si ndihet tani që do të jetoni edhe në Shqipëri edhe jashtë?
Cana: Ajo ndihet mirë, e di që do jemi për disa muaj në Shqipëri, i pëlqen vendi. Ka krijuar pak shoqëri. Do shohim pas disa muajsh nëse do të rim këtu. Ndoshta fillon edhe aktivitetin e saj, ajo është arkitekte. Besoj që në Shqipëri ka edhe një mundësi për të pasur një karrierë profesionale. Ndihet mirë, Italia është afër, Kosova afër këshuqë për momentin jemi mirë.
Sigal