Lorik Cana te Marseja? Klubi francez i uron mirëseardhjen

531
Lorik Cana me shumë gjasa do të jetë pjesë e Olimpikut të Marsejës. Faqja zyrtare e klubit franzez nëpërmjet një postimi në “Twitter” i uron mirëseardhjen kapitenit të kombëtares. Lorik Cana ka qenë një nga futbollistët më të spikatur te Marseja në sezonet 2005-2009 ku ishte edhe kapiten i kësaj skuadre.
Nuk ka ende një konfirmim nga mediat italiane apo vetë Loriku, por statusi i ekipit të Mërsejës tregon qartë se Cana e ka bërë zgjedhjen e tij.
Kapiteni i kombetares shqiptare mesa duket ka mbyllur aventurën e tij në Itali me Lacion dhe pas 6 vitesh do të rikthehet në Francë te Marseja, atje ku ka patur edhe shkëlqimin e tij si futbollist.
Sigal