Lorik Cana reagon për ekstradimin e Ballist Morinës, ja çfarë kërkon

501
Janë të shumtë futbollistët e tifozët që kanë reaguar për vendimin e autoriteteve kroate për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.
Edhe ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka kërkuar liri për të. Në një status në “Facebook”, Cana ka publikuar një foto me Ballistin ndërsa shkruan “Liri për Ballist Morinën !!!”.

Cana dhe Ismail Morina i ashtuquajturi Ballisti ishin dy protagonistë të ngjarjes në stadiumin e Beogradit ku u ngrit me dron flamuri i Shqipërisë së Bashkuar duke kaluar edhe momente dhune.

Sigal