Lorik Cana flet sërish për Ligën mbarëkombëtare: Në të ardhmen mund të drejtoj Kosovën ose Shqipërinë

479
Lorik Cana ka mbajtur një ligjëratë para studentëve në Prishtinë, ku ka folur për shumë çështje, e sigurisht futbolli i pari.
Cana ka treguar edhe për rrugën që mori nga Zvicra në Paris, ndërsa nuk mund të shkonte në Angli, pasi nuk kishte vizë.

“Nuk kam pas mundësi për punë vize të shkoj në Angli, dhe u drejtuam për në Paris sepse ishte shumë më e lehtë për të kaluar kufirin Zvicër-Francë me veturë sesa me aeroplan, apo t’ia bënim si shumë nga njerëzit tanë nga zori që kalonin nëpër kamionë të fshehur për në Angli, kështu që vendosa të shkoj në Paris”, deklaroi Cana para studentëve nga Prishtina.

Cana ka thënë se e mbështet idenë për Ligën në mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe një gjë e tillë është shumë e realizueshme.

Ish-kapiteni kuqezi ka kujtuar edhe tmerrin që përjetuan në Beograd dhe nuk kishin menduar se do të përjetonin diçka të tillë.

Lorik Cana në fund ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që një ditë të drejtoj Kosovën, apo edhe Shqipërinë.
Sigal