Lorik Cana drejt Katarit, Lamouchi e do tek El Jaish

474
E ardhmja e kapitenit të Kombëtares Lorik Cana duket se është në Katarin e largët. Ai ka edhe një vit kontratë me Lazion por duket i sigurt largimi. Shumë oferta ka pasur për kosovarin madje edhe të rëndësishme nga Gjermania por e ardhmja duket krejt tjetër.
Siç bëjnë me dije mediat italiane veçanërisht “Corriere dello Sport” Loriku është shumë pranë një transferimi në Katar.
Zbulohet po ashtu se Cana ka fluturuar drejt Emirateve Arabe për të shqyrtuar ofertën. Ndërsa është interesant fakti se ai që po bind mbrojtësin e Lazios të shkojë deri në Katar është një ish-futbollist i njohur francez Sabri Lamouchi që është trajner i El Jaish.
Pra e ardhmja e Lorik Canës duket se është në Katar dhe tek skuadra El Jaish.
Sigal