Sigal

Reali Madridit barazoi fundjavën që lamë pas në derbin me Atletikon 0-0. Mbrëmjen sotme në orën 21:00  Reali do të ketë përballë CSKA-në e Moskës në transfertë, sfidë e vlefshme për grupin G  të Ligës se Kampionëve.

Pikërisht lidhur me këtë sfidë, si dhe çështje të tjera të skuadrës ka folur trajneri i madrilenëve, Julen Lopetegui. “Skenari është i njëjtë. Vetëm kundërshtari ndryshon, ne duhet të jemi të njëjtë dhe të japim më të mirën tonë. CSKA është një ekip shumë i mirë, me lojtarë të rëndësishëm. Nuk duhet të marrim asgjë lehtë”. Gjendja e ekipit është fantastike,me shumë energji. Është një ndeshje e Ligës së Kampionëve. Çdo gjë është e hapur, ne luajmë kundër një ekipi të madh në fushën e tyre. Kur luhet muzika e Champions, motivimi është maksimal. Ne jemi të sigurt se me kapacitetin tonë do të jemi në gjendje të arrijmë qëllimin, pra fitimin e ndeshjes”- tha Lopetegui.

Ndërkohë në këtë sfidë bie në sy mungesa e kapitenit Serxho Ramos. “Serxhio nuk ka udhëtuar me ekipin sepse është lojtari që ka më shumë minuta se të gjithë. Mendoj se ka nevojë për një pushim. Unë i marr vendimet, është një vendim i imi”, përfundoi tekniku spanjoll