Lojtari që e pengoi Ronaldon të transferohej tek Juventus në vitin 2002

563
Ish-shefi i Juventusit, Gianni di Marzio thotë se nuk mundi të nënshkruajë me Cristiano Ronaldo-n pasi ish-sulmuesi kilian Marcelo Salas refuzoi shkëmbimin. Sulmuesi portugez rrëmbeu vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës gjatë sezonit të tij të parë tek Sporting përpara se të transferohej më pas tek Manchester United.
Dhe Di Marzio që ishte në krye të transferimeve të klubit bardhë-e-zi nga viti 2001 deri në vitin 2006, zbuloi se ylli i Real Madrid mund të kishte përfunduar në Torino.
“Ai ishte 18 vjeç kur unë punoja tek Juventus,” tha Di Marzio në një intervistë për EFE. “Telefonova klubin tim dhe i thashë se kisha parë dikë që mund të bëhej lojtari më i mirë i botës,” vazhdon ai. “Negociova dhe solla Cristiano-n në Torino në vitin 2002 për të nënshkruar me Juven, por Salas nuk pranoi kushtet për shkëmbim. Për vetëm pak miliona, Salas nuk donte të largohej kështu Juventus humbi Ronaldon. Agjenti i Ronaldo-s, Jorge Mendes e di shumë mirë këtë histori,” tha Di Marzio.

Sigal