Lojërat Olimpike Dimërore në Kore, nis numërimi mbrapsht

594
Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Pyenongchang të Koresë së Jugut, janë vetëm 100 ditë larg.
Në vendin aziatik, tashmë ka nisur numërimi së prapthi deri në fillimin e këtij kompeticioni të rëndësishëm. Këtë të enjte, në Athinë u organizua ceremonia e nisjes së rrugëtimit të flakës olimpike drejt kontinentit aziatik.
Pishtari olimpik do të përshkojë 2.018 km deri në Pyeongchang, më 9 shkurt, kur do të zhvillohet ceremonia e hapjes së këtyre lojërave.
Olimpiket Dimërore të vitit të ardhshëm në Pyeongchang do të mbahen në një resort malor, një zonë kjo që është 80 km larg kufirit me Korenë e Veriut. Testet e njëpasnjëshme bërthamore të kryera nga Peniani kohët e fundit ngritën shumë dyshime, e ngjallën disi panik në ambiente të ndryshme sportive.
Më parë, Koreja e Jugut ka organizuar Lojërat Olimpike të vitit 1988 dhe Kupën e Botës 2002, së bashku me Japoninë, dhe të dyja këto kompeticione u përjetuan me frikën e agresionit nga ana e Koresë së Veriut.
Sigal