Lojërat Olimpike Dimërore më 2026 do të mbahen në…

514
Sigal

Milano dhe Kortina d’Ampezo do të jenë dy qytetet mikpritëse të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore, më 2026.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar votoi për ofertën e dy qyteteve italiane, përballë asaj të kryeqytetit suedez, Stokholmit.

“Urime Milanos dhe Kortinas. Presim të kemi Lojëra të jashtëzakonshme në një vend tradicional të sporteve dimërore”, tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Përveç Milanos dhe Kortinas, disa gara sportive do të zhvillohen edhe në Alpet italiane, përfshirë Bormion dhe Livignon. Kortina ka qenë mikpritëse e Olimpiadës Dimërore edhe në vitin 1956.

Në garë për organizimin e Lojërave më 2026 kanë qenë edhe katër qytete tjera: Sion i Zvicrës, Saporo i Japonisë, Graci i Austrisë dhe Kalgari i Kanadasë, por ato janë skualifikuar më herët.