Liverpuli, ngec në derbi dhe rrëshqet i dyti

369
Sigal

Liverpuli ngec në derbin ndaj Evertonit dhe i dhuron fronin e Premier Ligës Mançester Sitit për momentin. Barazim pa gola në sfidën e luajtur në “Goodison Park”, me një Liverpul që bëri shumë pak për të merituar fitoren.

Pjesa e parë ishte më e mirë për të kuqtë, të cilët krijuan disa raste, ku mundësinë më të mirë e pati Salah, por egjiptiani nuk u tregua i saktë. Kështu, 45 minutat e para u mbyllën në barazim 0-0.

Në fraksionin e dytë, Liverpuli e shtoi akoma më shumë presionin, por edhe Evertoni provoi të ngacmonte portën e Alison. Përsëri, mundësinë më të mirë e kishte në këmbët e tij Mohamed Salah, por mbrojtësi Kin e ndali në momentin e fundit.

Pavarësisht tentativave deri në fundin e ndeshjes, ekipi i Klop nuk arriti të zhbllokojë rezultatin dhe tashmë e sheh veten me një pikë më pak se Siti, kur kanë mbetur dhe nëntë javë për t’u luajtur.