Liverpuli me ofertë konkrete për Strakoshën, Tare kërkon legjendën e Realit

712
Sigal

Karius është pothuajse i larguar pas gafave në finalen e Ligës së Kampionëve. Liverpul është venë menjëherë në lëvizje për një portier tjetër. Ata kanë besim të gardiani i kombëtares sonë, Thomas Strakosha.

Siç raporton nga Italia “Il Messaggero” ata kanë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për shërbimet e shqiptarit. Tare dhe Lotito janë venë menjëherë në lëvizje. Liverpul ka kohë që po kërkon shërbimet e një portieri dhe pista Donaruma apo Alison duket se janë larg. Tare nuk ka ndenjur duarkryq por ka kërkuar informacion për Iker Kasiajs, që luan me Prton në Portguali. Sipas raportimeve, spanjoli është i gatshëm të vij edhe si portier i dytë në Romë.