Liverpuli insiston ta mbajë në “Amfield”. Coutinho del hapur, kërkon largimin nga klubi

407
Nuk janë thashetheme lajmet se Liverpul ka refuzuar 100 mln euro për kalimin e Philipp Coutinho te Barcelona. Klubi spanjoll kërkon dëshpërimisht brazilianin për të zëvendësuar Neymar, por pas ngjarjeve të ditës së sotme, shpresat duket se kanë mbetur vetëm te dëshira e lojtarit.
Ishte klubi anglez që në mëngjes në një deklaratë në lidhje me largimin e lojtarit nga “Amfield” u shpreh: “Duam të sqarojmë pozicionin e klubit për mundësitë e transferimit të futbollistit Philippe Coutinho. Vendimi final i klubit është se nuk do të marrim në konsideratë asnjë ofertë për futbollistin, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në Liverpul edhe pas mbylljes së merkatos.”

I disponueshëm vetëm në “Premier League”, sipas “Sky Sport”, futbollisti ka kërkuar largimin nga klubi (transfer request), ç’ka konfirmon lajmet e këtyre ditëve se ndërmjet Coutinho-s dhe Barcelonës tashmë marrëveshja është arritur.
Sigal