Liverpul ‘turpëron’ Swansea-n me “festival golash”, 3 pikët e ngjisin në vendin e 4

686
Liverpul ka marrë një fitore tenistike sot në “Premier League” teksa ka mundur Swansea-n me rezultatin e thellë 5-0. “The Reds” janë treguar të pamëshirshëm duke e kthyer në një festival golash takimin që falë 3 pikëshit e ngjit në vendin e 4 në renditje.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 6-t me një ‘perlë’ të brazilianit Coutinho, ndërsa si për çudi pjesa e parë u mbyll me këto shifra. Në fraksionin e dytë të lojës dy herë Firminho, Alexander-Arnold dhe Oxlade-Chamberlain vulosën shifrat përfundimtare.
Sigal