Liverpooli zyrtarizon portierin e ri, Adrian: Kam ardhur t’i marr vendin Alisson-it!

476
Sigal

Liverpooli më në fund arrin të bëjë një blerje në merkato, teksa ka transferuar portierin Adrian, i cili do të zërë vendin e të larguarit Simon Mignolet. 32-vjeçari vjen si transferim i lirë nga skuadra e West Ham. Ai ka luajtur në 150 ndeshje gjatë 6 sezoneve me “Hammers” pas transferimit nga Betis.

“Jam shumë i lumtur që do të punoj në një klub të madh si Liverpool. Jam shumë ambicioz dhe kam ardhur këtu për të fituar gjithçka. Do të provoj që të mund Alisson për një vend nga minuta e parë dhe për të bërë më të mirë.

Sigurisht dua të fitoj shumë titull. Kemi shumë kompeticion dhe do të luftojmë në të gjitha. Mezi pres që të luaj ndeshjen e parë në “Anfield” dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje që të mundemi.