Liverpool rikthehet te fitorja, thyhen Totttenham

458
Liverpuli ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë përballë me Tottenhamin, dhe ka arritur fitoren e parë me Liverpool në 2017-ën. Skuadra e Jurgen Klopp mposhti Tottenhamin me rezultatin 2-0, duke i dhënë shenja jete në luftën për objektivat sezonale.
Por gjithashtu i ka shërbyer edhe Chelseat që të rrisë diferencën me Spurs, që deri më tani ishin ndjekësit më të afërt.
Njeriu që bëri diferencën në fushën e lojës së rilindjes së Reds ishte Sadio Mane.
Sane i kishe munguar Liverpulit për shkak të aktivizimit në Kupen e Afrikës. Pas rithimit ai realizon dy gola në harkun e dy minutave prej startit të sfidës.
Fillimisht ne minutën e 16- të dhe me pas në 18 i jep golin e sigurisë shuadrës së kuqe. 
Në rrjetën e dytë, sulmuesi anglez bëri gjithçka në mënyrë perfekte, duke përfituar nga shpërqendrimi i mbrojtjes kundërshtare dhe mposhti për të dytën herë Lloris.
Me disfatën e pësuar, Tottenhami i Pochettino-s barazohet në vendin e dytë të renditjes nga Arsenali, me 9 pikë distancë nga Chelsea,me nje ndeshje me pak.
Sigal