Liverpool prek tokën ukrainase, gati për finalen e së shtunës

631
Sigal

Liverpool ka zbarkuar në tokën ukrainase për t’i dhënë fund përgatitjeve për finalen e madhe të Champions League, që do të luhet të shtunën kundër Real Madrid.

Ekipi i Jurgen Klopp u duk me moralin e lartë teksa shkeli në tokën e kryeqytetit ukrainas, Kiev ku u prit nga tifozë të këtij ekipi.

Ekipi u nis nga aeroporti “John Lennon” në Liverpool dhe lojtarët nuk dukeshin nervozë. Ata u stërvitën në Melëood, përpara se të fluturonin për në Kiev, ku do të stërviten të premten pasdite, në seancën e fundit të këtij sezoni, rreth 24 orë pas sfidës së madhe ndaj Real.

Edhe Emre Can, që është i dëmtuar prej 65 ditësh, ishte i përfshirë në listën e 24 lojtarëve që Klopp ka marrë me vete. Can nuk ka rinovuar kontratën dhe këto do të jenë ditët e tij të fundit me Liverpool, megjithatë Klopp duket se do t’i jap mundësinë të marrë medaljen e kampionit, nëse Liverpool mposht Real.

Mes lojtarëve të Liverpool janë edhe ata nga U-19 Curtis Jones, Nat Phillips dhe Rafael Camacho. Të kuqtë do të stërviten në “Olimpiyskiy Stadium”, të premten në mbrëmje, pak orë pas konferencës së Jurgen Klopp.

Nëse fitojnë ndaj Real, për “të kuqtë” do të jetë suksesi i gjashtë në Ligën e Kampioneve.