Liverpool mund Bunley-n, shkëlqejnë Mane dhe Firmino

446
Sigal

Liverpool i kundërpërgjigjet City-it, duke fituar me përmbysje 4-2 ndaj Burnley-it, ku përcaktuese ishte dopieta e Firmino dhe Mane.

Liverpool e nisi në malore ndeshjen, pasi e pa veten në disavantazh pas 6 minutash. Westwood shënoi për Burnley që nga këndorja, edhe pse portieri Alisson pretendoi për një faull ndaj tij, arbitri e akordoi gol të rregullt.

Nuk do të vononte përgjigja e Liverpoolit që shënoi dy gola brenda 10 minutash me Firminon në minutën e 19-të dhe më pas me Mane.

Në fraksionin e dytë Firmino realizoi golin e tretë, i 10-ti në këtë sezon. Në fundin e kohës së rregullt, Mane shënoi golin e katërt, ndërkohë që Gudmundsson shënoi në shtesë një gol sa për statistika. /Koha Jone/

S