Liverpool mposht B.Munchen, Atletico fiton ndaj Napolit

479
Bajerni i Mynihut vijon të shfaqë probleme në takimet miqësore të verës. Një tjetër dëshmi erdhi nga turneu “Audi Cup” që po zhvillohet pikërisht në “Allianz Arena” të Mynihut aty ku bavarezët u dorëzuan 3-0 përballë Liverpoolit. “Të kuqtë” kaluan shumë shpejt me epërsi me Sadio Manen që i vetëm me Ulreich e dërgoi topin në rrjetë. Më pas Moreno me një goditje standarte i shkoi pranë dyfishimit, por gardiani i Bajernit reagoi mjaft mirë. Gjithsesi në minutën e 34-ët skuadra e drejtuar nga ish trajneri i Dortmundit Jugen Klopp shënoi golin e dytë.

Sane shërbeu me thëmbër për Morenon dhe ky i fundit e dërgoi në qëndër aty ku sfera pasi u prek nga UIlreich përfundoi tek Salah i cili me kokë e përcolli në rrjetë. Në pjesën e dytë gjermanët tentuan me James Rodriguez por pa e ngushtuar rezultatin. 7 minuta nga fundi Liverpooli shënoi edhe të tretin me Daniel Sturridge që realizoi një parabël të lehtë duke e kaluar topin mbi kokën e Ulreich. “The Reds” siguruan finalen e këtij turneu teksa kjo ishte disfata e 3-të rradhazi për Bajerin në takimet miqësore, ku ka pësuar 9 gola pa shënuar asnjë.

Në kuadër të këtij turenu u përballën edhe Atletico e Madridit me Napolin, një takim që në fund rezultoi i sukseshëm për spanjollët. Në fakt ishin napoletanët ata që kaluan fillimisht në epërsi me Jose Callejon që me një “volley” e përcolli topin në rrjetë. Gjithsesi “rojiblancot” reaguan dhe Fernando Torres i mbështetur nga Griezzmann riktheu ekuilibrat. Goli që i dhuroi finalen e “Audi Cup” Atleticos erdhi në minutën e 81-ët. Vietto realizoi nga gjysëm metri larg pas zhvillimeve të një këndoreje. Tashmë trofeu do të diskutohet mes Liverpoolit dhe ekipit madrilen.
Sigal