LIVE/ Zhbllokohet rezultati në Laç, Ansi Nika ndëshkon Luftëtarin

Laçi 1-0 Luftëtari

23′ Ansi Nika/

Minutë pas minute

31’ Rexhinaldo ka dyfishuar, Rexhinaldo ka kërcyer me kokë për të pritur një krosim dhe është treguar më i shpejtë se portieri i Luftëtarit. Rexhinaldo nuk feston golin.

23’ Gooooool Ansi Nika kalon në avantazh vendasit, duke mposhtur portierin Ruci.

18′ Shkurtaj tetnon të godasë nga jashtë zonës, por goditja ishte e lehtë për portierin Selmani.

17’ Abazaj rrezikon, shmang dy tre lojtarë, por mbyll mbrojtja e Lacit.

15’ Laçi pranë golit. Pas krosit nga goditja e dënimit Qaqi ngrihet në ajër dhe godet, por pret portieri Ruci.

9’ Sefgjini kërkon Uzunin nga e majta e fushës, por Jakovklevic mbyll bukur ne duel shpejtësie me Uzunin.

1′ Ka nisur takimi në Laç/ panorama sport

Sot në Laç luhet sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes të besuarve të Gentian Mezanit dhe Luftëtarit të Hasan Likës.

Kurbinasit vijnë pas një humbje në kampionat kundër Kamzës por gjithsesi kjo nuk e zbeh aspak ecurinë pozitive gjatë kampionatit. Kupa për Laçin shihet si një mundësi e mirë për të siguruar kupat e Europës dhe një mundësi për ta mbyllur edicionin me trofe.

Nga ana tjetër te Luftëtari ka një atmosferë të jashtëzakonshme pasi në katër sfidat e fundit në kampionat gjirokastritët kanë mundur Kamzën, Partizanin, Kukësin dhe së fundmi Skënderbeun.

Me Dejvi Bregun dhe Kristal Abazajn asgjë nuk është e pamundur dhe Kupa është mundësia më e mirë për të shkuar në Europë për Luftatarin, pasi kushtet në kampionat nuk janë të duhurat.

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Eskerda, Shtubina, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Jakovljevic, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj.

Trajner: Hasan Lika.