Live Turqi-Shqipëri/ Dy gola të Sadikut dhe Memushaj me të kuqe, pjesa e parë flet kuqezi

594
Sigal

Shqipëria po luan në Antalya aty ku prej ditësh ka qenë e grumbulluar miqësoren e vetme të programuar për muajin nëntor dhe të fundit për këtë vit kalendarik kundër Turqisë. Trajneri Christian Panucci i cili për këtë sfidë ka thirrur 3 lojtarë debutues si Qaka, Ramdanin dhe Ajdareviç do të provojë të marrë sinjalet që ai dëshiron për t’u përgatitur për eliminatoret e ardhshme të Europianit 2020 ku Shqipëria do tentojë të marrë pjesë.

Minutë pas minute

45+1′ Përfundon pjesa e parë

42′ Ledian Memushaj ndeshkohet me karton të kuq. I dyti i verdhë pas një ndërhyrje me brryl

39′ Sadiku realizon serish pas një asisti të Roshit


32′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ Gol Sadiku. Nje depertim nga krahu shum i bukur i Odise Roshit dhe asisti në qender me bomberin që nuk fal


18′ Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.

13′ Grezda tenton me një goditje, topi devijohet në goditje nga këndi për Shqipërinë.

12′ Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.

3′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë shumë pranë zonës. Kuqezinjtë provojnë me një skemë por largojnë rrezikun mbrojtësit turq.

1′ Topin e parë e nis Shqipëria

Formacionet

Turqia: Babacan, Jardimci, Aziz, Sojuncu, Turan, Jukuslu, Ozjacup, Calhanoglu, Under, Karaman, Tosun

Trajner: M. Lucescu

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku

Trajner: C. Panucci