Live Shqipëri-Itali/ Starton takimi në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë përballë “azurrëve”

673
Sigal

Në “Loro Boriçi” Shqipëria po luan sfidën e fundit të eliminatoreve të Kupës së Botës kundër Italisë. Një ndeshje që shumë tifozë shqiptarë e kanë pritur me padurim pasi është e parë herë që “axurrët” vijnë në vendin tonë. Pas takimit të parë të luajtur në Bergamo ku italianët fituan me rezultatin 2-0, sonte, duke shtuar edhe urinë e trajnerit Panucci që kërkon të afirmohet si trajner para popullit të vet, kuqezinjtë do të kërkojnë të konkretizojnë të gjithë festën me një fitore historike.

Të dy skuadrat, të paktën duke u nisur nga minuta e parë, nuk e kanë detyrim fitoren. Italia ka siguruar fazën “ply-of”, ndërsa Shqipëria për tu ndjerë e rrezikuar për vendin e tretë duhet një mrekulli e Izraelit kundër Spanjës.

Ora 20:02

Berisha del i pari në nxehmje me fanellën e Lorik Canës. Më pas dalin të gjithë futbollistët, të cilët mbajnë veshur, fanellën me numrin 5 të ish-kapitenit legjendar.
Berisha2-470x470
Ora 20:05

Të gjithë në stërvitje bëjnë ushtrime me topin, vetëm Mërgim Mavraj bën vrapim i veçuar
CANA-470x470
Ora 20:08

Del në nxehmje Italia, pritet me ovacione nga tifozët Shqiptarë.

Ora 20:18

Bufon i kërkon trajnerit të portierve italiane t’i gjuajë 3 penallti…pret një dy i pëson gol.
Bufon-470x470
Ora 20:12

Bufon i kërkon trajnerit të portierve italiane t’i gjuajë 3 penallti…pret një dy i pëson gol.

Ora 20:19

Nis leximi i emrave, ka ovacione për lojtarët shqiptarë, ndërsa Italia vërshëllehet. Interesi i vërshëllimave bie vetëm kur dëgjohet emri i Bufon… Aty ka më shumë duartrokitje se sa vërshëllima.

Ora 20:22

Ventura hyn në fushë dhe jep udhëzime për lojtarët italianë… Një top i gjuajtur nga Kielini i përplaset në bark, por trajneri italian nuk e jep veten…
cana
Ora 20:35

Nis ceremonia e lamtumirës për Lorik Canën

Minutë pas Minute

1′ Starton takimi

Shqipëri-Itali 20: 45

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Basha, Memushaj, Sadiku, Mavraj, Grezda, Kaçe, Roshi,

Trajner: Christian Panucci

Italia: Buffon, Chielini, Darmian, Candreva, Spinazzola, Galiardini, Isigne, Imobile, Eder, Parolo, Bonucci

Trajner: Xhianpiero Ventura