Live Maqedoni-Shqipëri/ Përfundon pjesa e parë. Kartona për Mavrajn e Kukelin, mungojnë ndaj Spanjës

557
Sigal

Ka startuar sfida në Strumicë mes përfaqësues maqedonase dhe kombëtares shqiptare. Në takimin e sotëm që ka filluar prej kohësh të luhet, që në përcaktimin e stadiumit se ku do të zhvillohej, Shqipëria kërkon të marrë vetëm një rezultat, fitoren.

Njëjtë janë shprehur dhe kundërshtarët me në krye trajnerin Igor Angelovski i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes deklaroi se në Strumicë do të vendoset “drejtësi” për takimin e parë në “Loro Boriçi” ku Shqipëria fitoi 2-1.

Minutë pas Minute

42′ E verdhë edhe për Kukelin, edhe ai do të mungojë ndaj Spanjës.

38’ Ajeti tregohet i vëmendshëm përsëri duke larguar një top interesant nga mesfusha e Maqedonisë për Pandev.

37′ Mavraj ndëshkohet me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Spanjës pasi shkeli Nestorovskin.

32’ Hyka dhe Llullaku janë të vetmit që mundohen të krijojnë diçka për skuadrën e Panuçit, por mbrojtja kundërshtarë lexon mirë lëvizjet e tyre për të bllokuar çdo tentativë qenë hapat e parë. Pa ide dhe pa gjuajtje në portë Shqipëria, kur ka kaluar më shumë se një gjysmë ore lojë.


29’ Tjetër goditje nga këndi për Maqedoninë, gjuajtja me kokë e Nestorovskit është shumë e dobët dhe sfera kontrollohet nga Berisha.

25’ Niset në kundërsulm Hysaj por gabon gjithçka duke mos devijuar në momentin e fundit për Sadikun i cili shkonte i vetëm drejt portës dhe mbrojtja i largon topin në anësore.

24’ Goditje dënimi e Bardhit, grushton Berisha që lë topin në një zonë të rrezikshëm, Nestorovski nuk arrin të shtyjë sferën në rrjetë.

23’ Goditje e fortë e Pandev nga jashtë zonës, Berisha grushton me vështirësi dhe pastaj mbrojtja largon rrezikun, përsëri drithërima për portën shqiptare.

21’ Një pasim mjaft interesant në qendër për Llullakun nuk shfrytëzohet nga numri 11 i kuqezinjve i cili vonohet dhe mbyllet nga mbrojtja kundërshtare pa arritur të gjuajë në portë.

17′ Loja zhvillohet kryesisht në gjysmëfushën shqiptare, pasi kuqezinjtë dorëzojnë shpejt sferën, ndonëse mundohen të luajnë nga krahët.

15’ Nestorovski i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe në rrëshqitje e sipër, gjuan, pa gjetur kuadratin e Berishës,. Vazhdon të thumbojë ekipi vendas.

13’ Deri tani, Maqedonia duket në kontroll të plotë të mesfushës dhe e ka të lehtë të kalojë dyshen Lila-Kukeli.

11’ Alioski shpërthen në krahun e majtë të sulmit të vendasve, harkon në qendër por aty Pandev është i pavëmendshëm dhe fatmirësisht nuk devijon drejt portës. Ajeti dhe Mavraj largojnë me vështirësi topin.

7’ Shumë agresive Maqedonia në minutat e para, duke sulmuar mbajtësit e topit në radhët e përfaqësueses shqiptare.

4’ Rrezik në portën e Berishës. Ristovski arrin të pasojë në qendër nga e djathta, fatmirësisht Nestorovski nuk mbërrin dhe Ajeti largon sferën në këndore.

2’ Sadiku provon me një gjuajtje të fortë drejt portës në nëj goditje dënimi ballore, topi përplaset në murin mbrojtës.

1’ Nis topin nga qendra Shqipëria
Fillon me skandal ndeshja Maqedoni-Shqipëri e cila luhet në stadiumin e Strumicës. Vërshëllima dhe fyerje nga tifozët maqedonas janë dëgjuar gjatë Himnit të Flamurit.

20:40 Në momentin e ekzekutimit të himnit shqiptar tifozët tifozët maqedonas e kanë vërshëllyer në masë atë, ndërsa përgjigjja e tifozëve shqiptar ka qenë e veçantë. “Kuqezinjtë” në Strumicë ia kthyen me këngë në mbështetje të kombëtares.

Ora 19:48-Pas pak çastesh në stadiumin e Strumicës luhet një nga ndeshjet më të zjarrta të kombëtares shqiptare, ajo kundër përfaqësues së Maqedonisë. Në këtë sfidë që ka nisur të luhet prej kohësh futbollistët kuqezi të drejtuar nga Christian Paanucci kërkojnë vetëm fitoren për të blinduar vendin e tretë.

Në formacionin e zgjedhur nga tekniku italian (3-5-2) në majën e sulmit qëndron Armando Sadiku i mbështetur nga Jamir Hyka. Në mesfushë janë Llullaku, Agolli, Kukeli, Lila e Roshi, ndërsa në mbrojtje Mavraj, Ajeti e Hysaj.

Një formacion që në dukje të parë tregon se në Maqedoni Shqipëria kërkon vetëm 3 pikët.

Maqedoni-Shqipëri: 20:45

Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev, Nestorovski.

Trajner: Igor Angelovski

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Lila, Abrashi, Hyka, Llullaku, Sadiku.

Trajner: Kristian Panuçi

Gjyqtar: Jonas Erikson