Live/ Kukësi gjen baraspeshën kundër Lushnjës, Bakaj realizon sapo nis pjesa e dytë

753
Është duke u zhvilluar në “Zeqir Ymeri” ndeshja e parë e javës së 14 të Superligës mes Kukësit dhe Lushnjës. Skuadra kampione e Shqipërisë vjen pas një humbje kundër Skënderbeut një javë më parë dhe përballja me ekipin që ka rezultuar më i dobëti deri më tani nuk duhet të mbyllet pa pikë të plota.
Nga ana tjetër lushnjarët e drejtuar nga Hysen Dedja në ndeshjen e fundit të luajtur në shtëpi janë mundur nga Partizani me rezultatin e thellë 0-3.
MINUTE PAS MINUTE
48′ GOOOL Kukësi 1-1. Rumbullaku nga e majta jep një asist për Bakajn, i cili i vetëm pranë pikës së penalltisë, nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë.
46′ Ka startuar pjesa e dytë.
45+1’ Gjyqtari Andi Koçi sinjalizon përfundimin e pjesës së parë. Mbyllet 0-1
40′ Kukësi i afrohet ndjeshëm golit të barazimit me Shametin pas harkimit nga një goditje dënimi. Mbrojtësi nuk ka mundur të kordinohet i vetëm brenda zonës, pas topi të përplasur në tokë.
29′ Një tjetër mundësi e shkëlqyer për Kukësin, Guri depërton bukur nga e djathta dhe hedh një top në qendër për Bakajn, por sulmuesi me portë të boshatisur nuk arrin të devijojë topin.
28′ Rumbullaku provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, topi devijohet nga Alushi me kokë, i përplaset para duarve Spahos dhe përfundon jashtë kuadratit. Me fat skuadra mike.
24′ Një tjetër mundësi për Lushnjën me anë të Pepës, por gjuajtja e sulmuesit u devijua nga portieri Koliçi në goditje nga këndi.
15′ Kukësi përpiqet që të reagojë pas pësimit të golit, teksa Shameti godet brenda zonës, por portieri Spaho tregohet i vëmendshëm.
12′ GOOOL Lushnja 0-1. Meto kroson nga goditja e dënimit, topi shkon tek qendermbrojtësi Prenç, i cili me një prekje të lehtë dërgon topin në rrjetë.
3′ Kukësi jep sinjalin e parë me Elis Bakajn, por gjuajtja e sulmuesit përfundon ngjitur me shtyllën pingule të Spahos.
1′ Ka nisur takimi. (panorama sport)
Formacionet
Kukësi: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Ethemi, Imami, Musolli, Bakaj, Guri, Alijev.
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Lushnja: Spaho, Meto, Prençi, Marku, Mone, Pepa, Gava, Papa, Alushi, Canka, Sefa.
Trajner: Hysen Dedja
Gjyqtar: Klodian Shahini
Sigal