Live Champions League/ Napoli dhe Real në avantazh, për Liverpul shënon Coutinho

576
Katër grupe të “Champions League”, H, G, F, E, luajnë sonte ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Bien në sy përballje shumë interesante si Dortmund-Real Madrid, Manchester City-Shaktar Donetsk, Napoli-Feynord e të tjerë.
Në Gjermani Dortmund do të tentojë të marrë pikë kundër 3 herë kampionëve në katër vitet e fundit pas disfatës në Londër kundër Tottenham. Nga an tjetër, real Madrid që në takimin e parë mundi thellë 3-0 APOEL, nuk ka fituar asnjëherë në Gjermani kundër Dortmund, ndaj sonte do të tentojë të parën.
City i Pep Guardiolës që në ndeshjen e parë i dha leksion Feynord-it duke e mposhtur 4-0 në Holandë, do tentojë të shkëputet në vendin e parë pasi edhe Shaktar tregoi shumë duke mposhtur Napolin në Ukrainë. Në këtë sfidë luajnë dy kryesueset e Grupit F.
Napoli në “San Paolo” luan ndoshta mundësinë e fundit për kalimin e turit në “Champions League”. Pas humbjes në Ukrainë 2-1, sonte në Itali me doemos i duhen 3 pikët për të lehtësuar disi situatën pasi në rast të kundërt dy ndeshjet e radhës kundër Manchester City-t do t’i japin fund aventurës së tyre në këtë kompeticion. Gjithsesi është ende herët por në rast se gjërat shkojnë sipas parashikimeve humbja e parë e skuadrës së Hysajt do ti hapë shumë probleme në vazhdim.
Duke u luajtur
APOEL 0-1 Tottenham
39-Harry Kane
Besiktas 2-0 RB Leipzig
11-Babel, 43-Talisca
Dortmund 0-1 Real Madrid
18-Garreth Bale
Manchester City 0-0 Shakhtar Donetsk
Monaco 0-1 FC Porto
31-Aboubakar
Napoli 1-0 Feyenoord
7-Insigne
Sigal